Kriza ekonomike në Bolivi, presidenti Paz përgjysmon pagën e tij dhe të ministrave pas protestave të dhunshme
Presidenti i Bolivisë, Rodrigo Paz pas protestave në vend njoftoi se po ulte përgjysmë pagën e tij dhe të ministrave të tij në një përpjekje për të qetësuar tensionet. Ai merr një pagë mujore rreth 3,400 dollarë. Pagat e ministrave janë më të ulëta.
Edhe pse bën thirrje për dialog, presidenti Paz përjashtoi edhe një herë çdo negociatë me protestuesit që po ushtrojnë dhunë.
“Një pakicë nuk mund të qeverisë”, theksoi ai.
Kreu i shtetit i qendrës së djathtë është përballur me protestat më të mëdha masive dhe sfidën më serioze për mandatin e tij që nga fillimi i majit, ndërsa vendi përjeton krizën e tij më të keqe ekonomike në të paktën katër dekada.
Mijëra qytetarë, veçanërisht minatorë, fermerë dhe punëtorë, dolën në rrugët e kryeqytetit bolivian dhe kërkuan dorëheqjen e tij.
“Çfarë duam? Dorëheqjen e tij! Kur? Tani”, brohoriste turma.
Protestuesit kërkojnë rritje të pagave dhe akuzojnë autoritetet për shpërndarjen ose lejimin e shpërndarjes së karburantit me cilësi të dobët, gjë që shkaktoi dëme.
Marshimi i së hënës u drejtua drejt qendrës, ku disa pjesëmarrës u përpoqën të thyenin perimetrin e sigurisë rreth Sheshit Murijo, ku ndodhen presidenca dhe parlamenti.
Më pas shpërthyen përleshje midis policisë dhe protestuesve që përdorën gurë, fishekzjarre dhe shkopinj. Forcat e policies përdorën gaz lotsjellës. Protestat nuk kanë ndaluar që nga fillimi i majit, kur Konfederata Qendrore e Sindikatave (COB), organi kryesor që përfaqëson punëtorët, shpalli një grevë të pacaktuar dhe filluan të ngriheshin bllokada në rrugët e vendit.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta