Bizneset ruse-Putinit: Na duhen armë më të rënda për mbrojtjen nga dronët

26 Maj 2026 | 13:36

Kompanitë ruse janë gati të financojnë blerjen e armëve më të rënda dhe sistemeve elektronike për të mbrojtur uzinat e tyre nga sulmet me drone. Kështu ka deklaruar kreu i një nga biznesve më të fuqishëm në Rusi, Alexander Shokhin në një takim me presidentin Vladimir Putin.

Industria ruse duke përfshirë rafineritë e naftës, objektet e magazinimit të naftës, fabrikat e plehrave dhe portet ka vuajtur nga një rritje e sulmeve me dronë ukrainasë këtë vit.

Qeveria ka autorizuar tashmë përdorimin e pushkëve automatike të kalibrit 7.62 nga kompanitë private të sigurisë që ruajnë vendet industriale dhe ka lejuar që rezervistët të rekrutohen në njësitë lokale që mbrojnë këto vende.

Sipas vërejtjeve të postuara në faqen zyrtare të Kremlinit, Shokhin tha se kompanitë kishin nevojë jo vetëm për armë të lehta të kalibrit 7.62, por edhe për armë më të mëdha, duke përfshirë sisteme të ndryshme të luftës elektronike, instalime lazerësh dhe kalibra të tjerë.

“Bizneset janë të gatshme të financojnë të gjithë këtë punë, por nevojitet një mekanizëm ku skemat e financimit të jenë të qarta. Ky mund të jetë një fond i një lloji ose një forme tjetër financimi të synuar”, u citua të ketë thënë Shokhin.

Shokhin i kërkoi gjithashtu Putinit një shtyrje të gjobave për vonesat në taksat dhe pagesa të tjera në buxhetin e shtetit, ndërsa kompanitë riparojnë objektet e dëmtuara gjatë sulmeve.

Ai iu ankua gjithashtu Putinit se, pavarësisht vendimit për të përdorur rezervistë, njësitë që ruanin uzinat po zhvendoseshin shumë shpesh midis vendeve, duke dobësuar mbrojtjen e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026