Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, mijëra qytetarë mblidhen në bulevardin e “Dëshmorit e Kombit”

27 Maj 2026 | 07:36

Besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë sot Kurban Bajramin, një prej festave më të rëndësishme të besimit islam. Në Tiranë, mijëra qytetarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku u zhvillua ceremonia e faljes së namazit.

Mesazhi kryesor i kësaj dite ishte solidariteti, paqja dhe ndihma ndaj njerëzve në nevojë. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uroi besimtarët për festën, duke theksuar rëndësinë e mirësisë dhe bashkëjetesës.

Ai apeloi që kjo festë të shërbejë si moment reflektimi për më shumë dashuri, respekt dhe përkushtim ndaj familjes, shoqërisë dhe vendit. Spahiu theksoi gjithashtu se feja islame i fton besimtarët të qëndrojnë pranë atyre që kanë nevojë dhe të kontribuojnë për një shoqëri më të drejtë e më humane.

Në mesazhin e tij, kreu i KMSH-së shprehu urimin që paqja dhe mirëkuptimi të mbizotërojnë kudo në botë, veçanërisht në zonat e prekura nga konfliktet.

Kurban Bajrami lidhet me historinë e Profetit Ibrahim dhe devotshmërinë e tij ndaj Zotit. Sipas traditës islame, ai ishte i gatshëm të sakrifikonte të birin, Ismailin, si shenjë bindjeje ndaj urdhrit hyjnor, por në momentin e fundit Zoti e zëvendësoi atë me një dash për kurban.

Për besimtarët myslimanë, kjo festë simbolizon sakrificën, përkushtimin dhe besimin, ndërsa shoqërohet edhe me akte bamirësie dhe ndihmë për familjet në nevojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026