Studim: Punonjësit e shëndetësisë në Evropë, të ekspozuar ndaj faktorëve të rrezikut për kancer

27 Maj 2026 | 14:12

Punonjësit e shëndetësisë dhe kujdesit social në Evropë përballen me ekspozim të gjerë ndaj faktorëve të shmangshëm që mund të kontribuojnë në zhvillimin e kancerit, sipas një studimi të ri të publikuar nga Agjencia Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA).

Sipas të dhënave të agjencisë, kanceri mbetet shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me punën në Bashkimin Evropian, me rreth 100,000 vdekje çdo vit dhe miliona punëtorë të ekspozuar ndaj rreziqeve kancerogjene në vendet e tyre të punës.

Anketa e Ekspozimit të Punëtorëve, e realizuar nga EU-OSHA, zbulon se 47.3% e punëtorëve të anketuar në sektorë të ndryshëm kanë qenë të ekspozuar ndaj të paktën një faktori rreziku gjatë javës së fundit të punës. Studimi përfshiu mbi 24,000 intervista telefonike në disa vende evropiane, përfshirë Finlandën, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Irlandën dhe Spanjën.

Në veçanti, në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit social, 29.5% e punonjësve raportuan ekspozim ndaj të paktën një faktori rreziku për kancer, ndërsa 7.8% ndaj dy ose më shumë faktorëve.

Studiuesja kryesore e raportit, Michelle Turner, theksoi se rreziqet në këtë sektor shpesh janë më pak të dukshme krahasuar me industri të tjera, pavarësisht rëndësisë së tyre.

Sipas saj, nevojiten strategji më të përshtatura parandaluese që të adresojnë kushtet reale të punës në spitale, azile dhe shërbime të kujdesit në shtëpi, ku punon një pjesë e madhe e fuqisë punëtore evropiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027

Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, njoftoi sonte se do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e vitit 2027, në një intervistë që dha...
21:30 | 07/07/2026

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se qytetarët evropianë presin që samiti i NATO-s në Ankara të japë një mesazh të qartë se aleanca...
18:59 | 07/07/2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Europa do të përballet me një periudhë rritjeje ekonomike të ngadaltë gjatë pjesës së mbetur të dekadës. Zona euro...
18:16 | 07/07/2026