Kurban Bajrami falet në gjithë Shqipërinë, mijëra besimtarë mbushin xhamitë dhe sheshet
Kurban Bajrami është falur sot në të gjithë qytetet e vendit, ku mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në xhami dhe sheshe kryesore për të kryer ritualin e faljes. Ceremonitë u shoqëruan me mesazhe paqeje, solidariteti dhe uniteti nga drejtuesit fetarë në disa qytete të Shqipërisë.
Në Korçë, në xhaminë “Iljaz Bej Mirahori”, qindra besimtarë morën pjesë në faljen e namazit të drejtuar nga myftiu Ledian Cikalleshi, i cili theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës ndaj të varfërve. Pas faljes, besimtarët shkëmbyen urime për begati dhe shëndet.
Në Elbasan, qindra besimtarë u mblodhën në sheshin “Gensher”, ku falja u drejtua nga myftiu Agim Duka, i cili e cilësoi Kurban Bajramin si festë sakrifice dhe solidariteti, duke bërë thirrje për më shumë kujdes ndaj njerëzve në nevojë.
Në Gjirokastër, falja u zhvillua në Pallatin e Sportit, ku myftiu Ermin Gjana përcolli mesazhe për afrimitet mes njerëzve dhe begati, duke vënë theksin te solidariteti si vlerë kryesore e festës.
Në Dibër, besimtarët u mblodhën në stadiumin “Korabi” në Peshkopi, ku ceremonia u shoqërua me lutje për paqe, shëndet dhe unitet, në një atmosferë festive dhe reflektimi.
Në Shkodër, myftiu Muhamed Sytari në hytben e Bajramit theksoi rëndësinë e vlerave morale dhe respektimit të parimeve fetare, duke bërë thirrje për reflektim dhe bashkëjetesë më të mirë në komunitet.
Kurban Bajrami u kremtua në të gjithë vendin si një festë që bashkon besimtarët në lutje, solidaritet dhe shpresë për më shumë paqe, mirësi dhe bashkëjetesë sociale.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta