Nën presionin e tarifave të Trump, Meksika njofton nisjen e negociatave me SHBA-në për marrëveshjen tregtare
Meksika dhe Shtetet e Bashkuara filluan sot negociatat zyrtare mbi Marrëveshjen Shtetet e Bashkuara-Meksikë- Kanada në Mexico City, nën presionin e kërcënimeve për tarifa nga administrata Trump.
Ministria e ekonomisë e Meksikës tha në një njoftim për shtyp se ky është “një raund i parë zyrtar negociatash për t’u përgatitur për rishikimin e përbashkët të marrëveshjes”, në të cilin merr pjesë edhe Kanadaja.
Kjo marrëveshje e tregtisë së lirë është jetike për ekonominë meksikane, me SHBA-në që është partneri i saj kryesor tregtar dhe destinacioni i më shumë se 80% të eksporteve të saj. Raundi i parë i negociatave do të vazhdojë deri të premten.
“Palët përcaktuan hapat e ardhshëm për të thelluar diskutimet, me qëllim regjistrimin e rezultateve të prekshme në dobi të rajonit”, shtoi njoftimi për shtyp.
“Meksika dhe Shtetet e Bashkuara riafirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit dypalësh në dobi të një Amerike të Veriut më të bashkuar, më dinamike dhe më të fuqishme”, theksoi Ministria e Financave e Meksikës.
Negociatat do të zhvillohen gjithashtu në qershor dhe korrik, përkatësisht në Uashington dhe Mexico City.
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit