“85% e bizneseve nuk i plotësojnë kushtet për BE”? Guxholli: Na pret provimi më i vështirë

27 Maj 2026 | 22:05

E ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now me Erla Mëhillin, ekspertja e ekonomisë Zana Guxholli foli për sfidat që Shqipëria duhet të kaloj për t’u futur në Bashkimin Evropian.

Ajo theksoi se, ndonëse vendi ka bërë përparime që nga periudha e pas-komunizmit, sipas saj mbeten ende shumë kritere për t’u plotësuar, duke përfshirë ekonominë, ligjin dhe luftën kundër informalitetit.

Po ashtu, Guxholli theksoi se procesi i integrimit europian përbën një provim të vështirë për vendin tonë, me përfitime afatgjata, por edhe me vështirësi afatshkurtra për bizneset dhe qytetarët.

“Ne tashmë kemi vite që e themi dhe jemi të deklaruar që ëndrra e shqiptarëve, jo vetëm në këto 30 e ca vitet e ndryshimit por dhe më parë, gjithmonë ka qenë Evropa, dhe në forma e mënyra të ndryshme e kemi synuar. Po le të marrim këtë 30-vjeçar, ka qenë ëndrra jonë dhe mund të themi që më në fund u zgjuam. Po ëndrra mbaroi! Ne jemi tani tek porta. Ne themi që po hyjmë, por në fakt, sa na është hapur porta për të kaluar provimin më të vështirë.

Ato ligjet e bukura, letrat, hapja e kapitujve e të tjerë, tani nuk është më kështu. Tani është në vepra, në aksione, në standarde. Dhe për fat të keq, dy shtete shumë të fuqishme dhe me zë në BE, Gjermania dhe Holanda, në mënyrë shumë eksplicite deklaruan që: Po, Shqipëria ka hapa përpara derisa ne po ia hapim portën, por që ajo të ndihet dhe të bëhet anëtare duhet të plotësojë.Dhe për fat të keq, ato çka duhet të plotësojë Shqipëria janë shumë.

Shqipëria është ndryshe nga ç’ka qenë kur sapo dolëm nga komunizmi, por akoma nuk është gati tamam për BE-në. Hyrja në BE është një sfidë e madhe. Është një proces shumë interesant, ekonomia, qytetari, biznesi ka përfitime, por nga ana tjetër është dhe një proces që në afatshkurtër është i dhimbshëm dhe me pasoja për bizneset dhe për individët. Bile jo vetëm për këta, po të thuash bizneset, e thua menjëherë, pa u menduar fare të del nga shtëpia. Sepse disa materiale që unë kam lexuar këtyre ditëve të fundit, flisnin që vetëm 15% e bizneseve i plotësojnë kushtet për Bashkimin Europian, 85% të tjerat nuk i plotësojnë.

Unë nuk çuditem fare, sepse deri tani ato që na u quajtën suksese ose po t’i referohem ekonomisë. Po t’i kthehemi ekonomisë, themi që monedha shqiptare është relativisht stabël. Por, dhe këto po përmend anët pozitive të situatës me të cilën ne do kërkojmë të hyjmë në BE, vërtet është stabël, por ne e dimë që kursi i këmbimit është shumë i ndikuar dhe nga prurja e monedhës që e quajmë ne “të pistë”, ilegale, fluksi i eurove që e bën këtë kurs prej. Ja, kjo qëndrueshmëri është më shumë një pjesë negative, do të thosha unë, që për një kohë kaq të gjatë ne nuk mundemi ta ndalojmë këtë para ilegale, këtë para të pistë të krimit apo të korrupsionit që hyn dhe që nuk shpjegon dot forcimin e lekut dhe dobësimin e monedhës”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026