Plagosje me armë në Athinë, arrestohen 3 shqiptarë! Gjatë arratisjes aksidentuan disa makina (FOTO)

28 Maj 2026 | 08:48

Një plagosje me armë është regjistruar në një dyqan në Athinë, Greqi. Mësohet se ngjarja ndodhi në rrugën Patisia në një dyqan telefonash celularë. Sipas raportimeve të mediave greke, një person hyri në dyqan dhe qëlloi pronarin me origjinë pakistaneze.

Ai mori plagë në të dyja kofshët. Autori më pas hipi në një BMW gri që po e priste jashtë, në të cilën udhëtonin tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare. Mjeti u ndoq nga forcat e policisë dhe në rrugën për në Lamia, u përplas me tre automjete.

Dy nga personat që ndodheshin në mjet u arrestuan nga policia, ndërsa dy të tjerë arritën të shpëtonin në këmbë. Më pas policia e kapi njërin prej të arratisurve dhe e arrestoi. 

Pronari i dyqanit u dërgua në spital ku mori ndihmë mjekësore. Ai është jashtë rrezikut për jetën. Mediat greke ndër të tjera raportojnë se njëri prej të arrestuarve është akuzuar në të kaluarën për tentativë vrasjeje, në një sulm ndaj një biznesmeni në vitin 2022 në Kifissia, ku e kishte sulmuar me thikë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026