“Nuk ka rregulla fikse”, Maran: Do të vlerësoj lojtarët sipas formës dhe gjendjes fizike
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, doli në konferencë për media nga “Shtëpia e Futbollit”, pas publikimit të listës për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.
Tekniku kuqezi shpjegoi zgjedhjet e tij, komentoi risitë dhe rikthimet në Kombëtare, si edhe komunikimin që ka pasur me lojtarët që do të mungojnë për arsye dëmtimi.
Maran foli edhe për ditët e para të punës në FSHF, kundërshtarët e muajit qershor, modulin e lojës dhe futbollistët që po ndjek nga Kombëtarja U-21.
Sa e vështirë ka qenë përzgjedhja e lojtarëve dhe çfarë pritshmërish keni nga emri më i ri Luis Hasa?
Më pëlqen të shoh të gjithë lojtarët dhe të kuptoj se cilët janë më funksionalë për ndeshjet. Ka qenë e vështirë, por jam bazuar te lista e madhe e përgatitur më herët. Kam analizuar gjendjen fizike dhe dëmtimet. Disa lojtarë si Strakosha janë në rikuperim, ndërsa kam pasur komunikim edhe me disa të tjerë që kanë kaluar kontrolle mjekësore. Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme.
Edgar Çani ka deklaruar se me ju sulmuesit shënojnë më shumë. Çfarë mendoni?
Jam i kënaqur për këto vlerësime. Kur skuadra luan mirë në ndërtim, ndihmon edhe sulmin të shënojë. Kjo vlen edhe për lojtarë si Armando Broja dhe të tjerët. Sa më shumë të punojmë në grup, aq më shumë do të vijë goli.
Mungesa e Ivan Balliut?
Kam folur me të dhe ka qenë i sinqertë. Ka nevojë për kohë për të vendosur nëse do të vazhdojë me Kombëtaren. Është një lojtar që ka dhënë shumë dhe duhet respektuar vendimi i tij.
EURO 2028 apo rezultate të menjëhershme?
Qëllimi është gjithmonë të fitojmë. Nuk ka shumë kohë për eksperimente. Do të ndërtojmë gradualisht, duke ruajtur bazën e ekipit dhe duke sjellë përmirësime. Lojtarët kanë treguar përkushtim të madh.
A do të zgjidhni lojtarë në formë apo me rregulla fikse?
Nuk do të ketë rregulla të ngurta. Çdo rast do të vlerësohet individualisht. Forma ka rëndësi, por duhet parë edhe niveli i kampionateve dhe minutazhi.
Moduli i lojës 4-3-3 apo 4-3-1-2?
Do të përdorim mbrojtje me katër lojtarë dhe tre lojtarë ofensivë, por moduli do të vendoset pasi të shoh lojtarët në stërvitje.
Mungesa e Jasir Asanit?
Nuk është grumbulluar pasi nuk ka qenë aktiv. Synimi im është t’u jap mundësi lojtarëve që janë në formë dhe të testoj sa më shumë elementë të rinj.
A do të ketë hapësira për lojtarët e rinj?
Po, do të mundohem t’u jap minuta të gjithëve. Kjo është edhe arsyeja e grumbullimit.
Cili është impresioni i parë?
Jam shumë i entuziazmuar. Ka një bazë shumë të mirë lojtarësh dhe pres që të ndërtojmë një identitet të përbashkët.
Cilët lojtarë do të jenë në qendër të projektit?
Ka një bllok të rëndësishëm lojtarësh që kanë bërë mirë më parë. Ndryshimet do të jenë graduale dhe jo të menjëhershme.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta