Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, automjeti përplaset me kamionin! Plagosen një grua dhe një fëmijë
29 Maj 2026 |
10:05
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Pajovë, ku një automjet është përplasur me një kamion.
Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesja e automjetit dhe një fëmijë që udhëtonte me të. Të dy janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërsa zjarrfiksia e Peqinit po bën pastrimin e vendit të ngjarjes. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lajme të Sugjeruara
Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe...
50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
Temperaturat e larta tashmë janë kthyer në një emergjencë shëndetësore në Europë. Kur termometri po I afrohet 40 gradë celsius edhe në Shqipëri, specialistët e...
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington