Rumania u godit me dron rus, reagon Kreu i NATO-s: Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër
Një dron rus ka goditur një bllok apartamentesh në qytetin Galați në Rumani, duke shkaktuar zjarr në katin e 10-të të ndërtesës dhe duke plagosur dy persona.
Ngjarja ndodhi pranë kufirit lindor të Rumanisë me Ukraine dhe Moldavinë, një zonë që shpesh është prekur nga sulme ajrore gjatë luftës në Ukrainë.
Presidenti i Rumanisë, Nicușor Dan, e cilësoi incidentin si “më seriozin që ka prekur territorin rumun që nga fillimi i luftës së agresionit rus kundër Ukrainës”, duke thirrur menjëherë Këshillin Suprem të Mbrojtjes Kombëtare.
Ndërkohë NATO e dënoi incidentin si një akt të “pakujdesshëm”, ndërsa theksoi nevojën për forcim të mbrojtjes ajrore në rajon.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka dënuar “sjelljen e pamatur të Rusisë” si një rrezik për të gjithë anëtarëte aleancës.
Rutte thotë se e ka siguruar Presidentin rumun Nicuşor Dan se NATO “është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit aleat”.
Ai shton në një postim në X se “Rusia vazhdon të sulmojë civilët dhe infrastrukturën civile në të gjithë Ukrainën dhe mbrëmë tregoi edhe një herë se implikimet e luftës së tyre të paligjshme të agresionit nuk ndalen në kufi”.
Rutte thotë se NATO do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e saj dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën kundër agresionit të Rusisë.
Valë e të nxehtit edhe në Gjermani; temperaturat deri në 38 gradë, po vijnë stuhi të forta
Franca përfshihet nga vala e të nxehtit, mbyllen shkollat, anulohen festivalet
Ministri Barrot: Nuk do të ketë heqje të sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit pa miratimin e Francës
- 12:14 Kanosi me thikë taksistin dhe i mori paratë, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve me dhunë në qershor
- 12:04 Nga investimi në Zvërnec e Sazan deri tek negociatat, zbardhen temat që do të diskutohen në mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS
- 12:03 Lavrov: Evropa nuk është neutrale në konfliktin ukrainas, qëllimi është ruajtja e “regjimit të Zelenskyt”
- 11:57 Sulm rus në Detin e Zi, goditen me dronë dy anije me flamuj të huaj, shënohen viktima
- 11:53 Policia franceze urdhëron ndalimin në minutën e fundit të tubimit të opozitës iraniane në Paris
- 11:42 Spiunazh për Ukrainën, Rusia dënon me 15 vite burg rumunin