Nga roli i diasporës tek digjitalizimi, detajet e Kuvendit të PD
Partia Demokratike thërret të shtunën Kuvendin Kombëtar zgjedhor, në të cilin pritet të vendoset për disa çështje që ndikojnë në të ardhmen e kësaj partie për 3 vitet e ardhshme.
Kuvendi do të vendosë për ndryshimet e statutit që u miratuan nga Kryesia 2 ditë më parë dhe do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar, duke i hapur rrugën edhe ndryshimeve të tjera në kupolën e partisë.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ky Kuvend do të quhet si Kuvendi i ripërtëritjes së partisë dhe një qasje e tillë vjen gati 4 vite pas Kuvendit të famshëm të Rithemelimit që Berisha thirri në 11 dhjetorin e 2021-it.
Punimet e Komisionit pritet të drejtohen nga Ivi Kaso, ndërkohë që ndryshimet në statut do të prezantohen nga Gazment Bardhi. Sakaq ndryshimet në riorganizimin e diasporës dhe digjitalizimin e partisë do të prezantohen nga Nikola Kedhi dhe Grigels Muçollari.
Ndërkohë mësohet fjala hapëse do t’i besohet të resë që vjen nga diaspora Erisa Bajaziti. Punimet e Kuvendit më pas do të vijojnë me fjalën e Berishës dhe procesin e votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.
Agjenda e plotë:
Fillon: ora 10.00
Fjala hapëse-Erisa Bajaziti
Erisa Bajaziti Fton delegatët të votojnë për Komisionin e drejtimit të punimeve të Kuvendit dhe Sekretariatin teknik
Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit: Ivi Kaso, kryetar; Floriana Garo; Bardh Spahia; Eliona Shkreli; Nada Meçorpaja
Sekretariati teknik: Adriana Kalaja, Ledio Nuraj, Marash Logu
Bajaziti fton Kuvendin t’i votojë
Hidhen në votim
Kuvendi i miraton me ngritje dore
(Kuvendi deklarohet legalisht i hapur)
I jepet fjala Ivi Kasos, kreu i Komisionit të Drejtimit të Kuvendit
Moderatori fton të ndiqet dokumentari (10-15 min)
Merrr fjalën Ivi Kaso
Moderatori u jep fjalen të ftuarve ndërkombëtarë prezent dhe me video
Merr fjalën Ivi Kaso
Moderatori fton Sali Berishën për fjalimin
Merr fjalën Ivi Kaso: Ratifikon vendimin e KK të 5 mars 2024.
Merr fjalën Floriana Garo: lexon dhe hedh në votim ratifikimin e Rezolutës
Miratohet Rezoluta
Merr fjalën Ivi Kaso i cili fton Gaz Bardhin për të paraqitur ndryshimet statutore
Merr fjalën Gazmend Bardhi
Merr fjalën Ivi Kaso i cili hedh në votime ndryshimet statutore
Miratohen
Mer fjalën Ivi Kaso i cili lajmëron modalitetet e procesit të votimit dhe miraton Komisionin qendror dhe Komisionin e votimit
Miratohen Komisonet me ngritje dore
Ftohet Grigels Muçollari i cili prezanton platformën për modernizimin dhe digjitalizimin
Moderatori fton Nikola Kedhin për platformën e Diasporës
Merr fjalën Ivi Kaso i cili deklaron procesin e votimit në holl dhe celjes së fazës së diskutimeve (fjalimeve)
Fjalimet
Në mbyllje merr fjalën Ivi Kaso
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore