Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa vizitë në Ballkanin Perëndimor
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do ta vizitojë javën tjetër rajonin e Ballkanit Perëndimor. Turneu i tij ballkanik do të nisë të hënën me qëndrim në Sarajevë, ndërsa do të përfundojë të enjten në Mal të Zi.
Vizita në Prishtinë është paraparë për të mërkurën, më 3 qershor, ku ai do të takohet me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe liderët e partive opozitare.
Vizita e presidentit të Këshillit Evropian organizohet në prag të samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.
Kjo konsiderohet ngjarja më e rëndësishme politike për rajonin, e cila mbahet një herë në vit. Liderët e 27 shteteve anëtare të BE-së pritet të kërkojnë nga të gjitha vendet e rajonit që ta shfrytëzojnë momentumin pozitiv në procesin e zgjerimit, të përmirësojnë sundimin e ligjit dhe të zgjidhin kontestet që kanë me fqinjët.
Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027
Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës
Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s