Komisioni Evropian zhbllokon 16 miliardë euro për Hungarinë në këmbim të reformave

29 Maj 2026 | 17:24

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot lirimin e më shumë se 16 miliardë eurove fonde evropiane për Hungarinë , me kusht që qeveria e re e Peter Magyar të kryejë reforma.

“Kemi rënë dakord për një kornizë të fortë për të siguruar që Hungaria të adresojë problemet që lidhen me korrupsionin dhe sundimin e ligjit”, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp me kryeministrin hungarez në Bruksel.

Magjari mbërriti dje në Bruksel për të negociuar zhbllokimin e fondeve evropiane të destinuara për Hungarinë, të cilat u ngrinë nga Brukseli gjatë presidencës së Viktor Orban për shkak të shqetësimeve në lidhje me shkeljen e sundimit të ligjit dhe mungesën e masave për të luftuar korrupsionin endemik.

Presidentja e Komisionit përshëndeti “erën e fortë të ndryshimit” që fryn në Hungari, vetëm disa javë pas zgjedhjes së Magjari dhe hyrjes në epokën pas Orbanit.

“Qeveria juaj po ecën përpara shpejt dhe me vendosmëri”, theksoi von der Leyen në konferencën për shtyp, duke lavdëruar reformat që janë ndërmarrë në dobi të “Hungarisë (…) dhe Bashkimit Evropian”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027

Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, njoftoi sonte se do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e vitit 2027, në një intervistë që dha...
21:30 | 07/07/2026

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, deklaroi se qytetarët evropianë presin që samiti i NATO-s në Ankara të japë një mesazh të qartë se aleanca...
18:59 | 07/07/2026

Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Europa do të përballet me një periudhë rritjeje ekonomike të ngadaltë gjatë pjesës së mbetur të dekadës. Zona euro...
18:16 | 07/07/2026