Britania e Madhe ngre akuza dhe arreston për spiunazh një shtetas grek
Një shtetas grek është akuzuar për bashkëpunim me një shërbim të huaj inteligjence në mbikëqyrjen e një gazetari që punonte për kanalin televiziv Iran International, njoftoi policia britanike.
I akuzuari është I.A, 46 vjeç, banues në Mynih të Gjermanisë, i cili po ndiqet penalisht sipas Aktit të Sigurisë Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas autoriteteve, rasti lidhet me shënjestrimin e një gazetari të Iran International, një media në gjuhën perse me seli në Britani.
I.A ndodhet në paraburgim që nga arrestimi i tij më 16 maj në West Sussex, në jug të Londrës, bëri të ditur Policia Metropolitane.
Rasti është pjesë e një serie incidentesh të lidhura me Iran International, e cila ka deklaruar se përballet me përpjekje të vazhdueshme për frikësim dhe heshtje të gazetarisë së pavarur në gjuhën perse jashtë Iranit. Në muajt e fundit, disa persona janë paraqitur në gjykatë në Londër të akuzuar për tentativë zjarrvënieje ndaj zyrave të medias, ndërsa është raportuar edhe një sulm me thikë ndaj një gazetari pranë banesës së tij.
Drejtuesja e komandës kundër terrorizmit në Londër, Helen Flanagan, tha se rasti “mund të jetë shqetësues” për publikun dhe veçanërisht për gazetarët që punojnë në media në gjuhën perse, duke shtuar se policia po bashkëpunon me organizata dhe individë për këshilla dhe masa sigurie.
Autoritetet britanike theksuan gjithashtu se aktualisht nuk ka vlerësim për një kërcënim më të gjerë ndaj publikut.
Kryebashkiakja në Meksikë organizon rrëmbimin e saj për të marrë shpërblim
Nderimi i veteranëve ushtarakë, Trump vështirësi në vendosjen e medaljes. E lidh nyje: Tani nuk do të hiqet kurrë
Shkon në 35 numri i të vdekurve nga sulmi i përgjakshëm në aeroportin kryesor të Nigerit
- 10:31 Kryebashkiakja në Meksikë organizon rrëmbimin e saj për të marrë shpërblim
- 10:30 Nderimi i veteranëve ushtarakë, Trump vështirësi në vendosjen e medaljes. E lidh nyje: Tani nuk do të hiqet kurrë
- 10:29 Hita: Ka mbaruar koha e “gjuetisë” së gjobave, Policia e Shtetit ka hyrë në epokën e monitorimit inteligjent
- 10:27 Shkon në 35 numri i të vdekurve nga sulmi i përgjakshëm në aeroportin kryesor të Nigerit
- 10:21 Vlorë, qytetarët gjejnë granata dhe armë të ndryshkura anash rrugës së Plazhit të Vjetër
- 10:12 Anulimi i bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër dhe sulmet në Liban ngrenë sërish çmimin e naftës