Berisha premton: Me PD-në në pushtet, në krye të rajonit për pagat dhe pensionet

30 Maj 2026 | 13:41

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, u shpreh se një nga vizionet e Partisë Demokratike është rritja e pensioneve për moshat e treta, duke theksuar se do t’i trefishojë ato.

Sakaq, Berisha u ndal tek fermerët, tek të rinjtë dhe ekonomia, duke u shprehur se do të rivendosë ekonominë e lirë të tregut.

“Do t’u japim përgjigje vendimtare varfërisë së skajshme në këtë vend të bekuar dhe ndaj rikthehemi tek ata të cilët marrin kafshatën minimale jetike, me dyfishimin dhe trefishimin e pensioneve.

Unë nuk ju them se do të kapim Gjermaninë dhe Francën, por ju them se do të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet, sepse ne kemi qenë, ne ishim, ne kemi qenë.

Vizioni ynë, shqiptarët më të paguarit, shqiptarët do të paguhen më mirë në këtë rajon. Kujdesi i parë do të jetë për fëmijët. Asnjë fëmijë nuk do të jetë i kërcënuar në Shqipëri, jo vetëm fëmijët, por edhe nënat. PD ka vetëm një qëllim, ëndrra e të rinjve të ndërtohet në Shqipëri.

Ne zotohemi për përparësi absolute për qëllimet e tyre. I garantoj fermerët se ata që japin 20% të prodhimit do të kenë mbështetje në subvencione të nivelit më të lartë që ekzistojnë në rajon.

Ekonomia, në vizionin tonë, do të jetë në qendër të programit. Merr fund gjysmërroga për lejen e lindjes, rrogë e plotë për të gjithë periudhën.

Ne do të rikthejmë dhe do të shkatërrojmë ekonominë e drogës dhe do të rivendosim ekonominë e lirë të tregut. Rama përpiqet të na qortojë se pse flasim për narkoshtet. Cilido mik i Shqipërisë i kërkoj të kontrollojë. Në këtë shtet euro dhe dollari kanë thyer qafën, kanë rënë për tokë më shumë”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026

Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri. Ai tha se...
11:49 | 26/07/2026