Largohet trajneri i Liverpoolit, Arne Slot
Liverpool FC ka njoftuar largimin e trajnerit Arne Slot, duke i dhënë fund periudhës së tij në krye të skuadrës pas dy sezonesh.
Tekniku holandez, i cili udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit të 20-të kampion në sezonin e tij të parë, u përball me vështirësi gjatë sezonit të dytë, ku skuadra nuk arriti të përmbushte pritshmëritë dhe e mbylli kampionatin në vendin e pestë.
Pavarësisht investimeve të mëdha në merkato, përfshirë transferimin rekord të sulmuesit suedez Alexander Isak, dëmtimet, ndryshimet në skuadër dhe rënia në formë e Mohamed Salah ndikuan negativisht në ecurinë e ekipit.
Në një deklaratë të përbashkët, pronarët e klubit vlerësuan kontributin e Slot, duke theksuar se puna e tij ishte e rëndësishme dhe e suksesshme, por shtuan se klubi ka arritur në përfundimin se një ndryshim është i nevojshëm për të vazhduar përpara.
Slot mori drejtimin e Liverpoolit në vitin 2024, duke pasuar trajnerin legjendar Jürgen Klopp.
Ndërkohë, Mohamed Salah, një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit, pritet të largohet gjatë verës pas nëntë sezonesh. Sulmuesi egjiptian kishte shprehur publikisht pakënaqësi ndaj stilit të lojës së Slot, duke kërkuar rikthimin e futbollit sulmues që karakterizonte epokën e Klopp.
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë