Sulmi izraelit në Tyre, plagosen 13 punonjës të spitalit në Liban

31 Maj 2026 | 15:31

Ministrinë e Shëndetësisë në Liban ka bërë me dije se një sulm pranë spitalit Hiram në qytetin jugor të Tyre ka plagosur 13 anëtarë të stafit të spitalit.

Sipas ministrisë, sulmi gjithashtu ka shkaktuar dëme serioze në spital, i cili ishte dëmtuar tashmë në sulmet e mëparshme.

“Ministria e Shëndetësisë Publike vlerëson guximin e stafit të spitalit që mbetet i palëkundur në shërbimin ndaj popullit pavarësisht të gjitha rreziqeve dhe ripërtërin thirrjen e saj ndaj bashkësisë ndërkombëtare që t’i japë fund sulmeve izraelite në rritje dhe në zgjerim, pa marrë parasysh të drejtën ndërkombëtare humanitare, rezolutat dhe normat ndërkombëtare”, shtoi ajo.

Nga ana tjer tjeër Franca ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi forcat izraelite zgjeruan operacionet e tyre tokësore dhe pushtuan Kështjellën mesjetare Beaufort në Libanin jugor.

“Kam kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sepse, ndërsa ne e njohim të drejtën e Izraelit, si të të gjitha vendeve, për vetëmbrojtje,… asgjë nuk mund të justifikojë vazhdimin e operacioneve ushtarake izraelite në Liban dhe pushtimin gjithnjë e më të thellë të territorit libanez”, tha ministri francez Jean-Noel Barrot.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det

Pesë persona që rezultonin të zhdukur pas fundosjes së një anijeje pasagjerësh në provincën Sulawesi Jugor të Indonezisë janë gjetur gjallë, pasi arritën të mbijetojnë...
10:38 | 19/07/2026

Zjarret masive përfshijnë Spanjën, mbi 15 mijë hektarë të djegur (VIDEO)

Dy zjarre të mëdha pyjore vazhdojnë të përhapen në rajonet e Aragonës dhe Castilla-La Mancha në Spanjë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë arritur t’i vënë...
10:13 | 19/07/2026

Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 5,119, tha të shtunën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
09:39 | 19/07/2026