OKB e shqetësuar për përparimin e Izraelit në Liban, njofton takim urgjent të Këshillit të Sigurimit
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent mbi zgjerimin e operacionit ushtarak izraelit në Liban, pas pushtimit të Kështjellës mesjetare Beaufort nga Forcat e Armatosura Izraelite (IDF) , thanë burime diplomatike të cituara nga AFP.
Takimi urgjent u kërkua nga Franca dhe pritet të zhvillohet menjëherë pas një takimi tjetër urgjent të Këshillit të Sigurimit, i cili ka të bëjë me rrëzimin e një droni rus në një ndërtesë apartamentesh në Rumani.
Sipas të njëjtave burime, takimi mbi incidentin në Rumani është planifikuar për në orën 15:00 sipas orës së Nju Jorkut, ndërsa diskutimi mbi zhvillimet në Liban do të pasojë menjëherë.
Takimi po zhvillohet në një kohë tensionesh të larta në rajon, pasi Izraeli ka zgjeruar operacionet e tij në Libanin jugor dhe ka njoftuar kapjen e Kështjellës Beaufort, me rëndësi strategjike, një zhvillim që qeveria izraelite e përshkroi si një hap të rëndësishëm në fushatën kundër Hezbollahut.
Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)
- 09:00 Rumania në gatishmëri të lartë, F-16 rrëzon dronin e dytë brenda pak orësh pas shkeljes së hapësirës ajrore