“Për çfarë më duhet karrigia?“, Rama: Projekt 4 miliardë euro, investim i jashtëzakonshëm

1 Qershor 2026 | 10:24

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit të PS këtë të hënë, foli për protestën e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec.

Kreu i qeverisë tha se se investimi në Zvërnec me vlerë prej 4 miliardë eurosh, është një prej investimeve që synon ta vendosë Shqipërinë në ligën e kampionëve të turizmit.

“Janë shkruar duke shprehur një dallgë zemërimi dhe duke bërë thirrje për të shpëtuar atdheun. E kuptoj shumë mirë zemërimin tuaj, por duhet vërtet që unë t’ju tregoj të vërtetën, apo mos vallë duhet të them: “Më falni, gabuam, projekti do anulohet dhe ju e shijoni fitoren e një kauze të parë nga ana juaj, e cila është vërtet fisnike, dhe të mendoni se e mbrojtët Shqipërinë nga një e keqe e madhe, ndërsa unë të rri në karrige dhe të shtyj kohën e pushtetit në një shije të hidhur për një humbje të madhe të Shqipërisë.

Pse duhet ta bëj unë këtë për pushtetin, për karrigen, baltën që marr në fytyrë dhe që më vjen përditë në shtëpi, për të gjallët dhe për të vdekurit në shtëpinë time?

Çfarë më duhet mua karrigia e pushtetit? Të heq dorë nga pushteti që kam? Të heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që të mos ketë zili askënd, dhe që pastaj nesër të vazhdohet jeta normalisht, dhe pasnesër në vend të atij investimi të bëhet coptimi i radhës, Golemi i radhës?

Ju do rroni më shumë se unë dhe do shikoni se aftësia dhe kurajoja për ta kthyer Shqipërinë tek Golemi do të jetë e gjallë dhe e gatshme.

Një vend që nuk ka frikë të përballet me rritjen e vet nuk është më Shqipëria ku nuk afrohet më investitor, është Shqipëri e 2000 turistëve. Investime të cilat sjellin konsumatorë të nivelit të lartë që i lënë paratë këtu.

Një vend që nuk ka frikë nga një projekt i jashtëzakonshëm, ku partnerë të jashtëzakonshëm janë bashkë për të investuar 4 miliardë euro, jo si ndërtesa që shesin dhe ikin, por si pronarë të terrenit që e kanë blerë me para të mbikëqyrura në mënyrë strikte nga agjencia jonë kundër pastrimit të parave dhe partnerët tanë, dhe jo nga Izraeli, por nga Katari”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni

Policia gjermane ka nisur kërkimin me të gjitha mjetet për Abdul B., 21 vjeç, i dyshuar si autor i sulmit të rëndë gjatë aktivitetit “Christopher...
08:15 | 26/07/2026

Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin mbrëmjen e së shtunës, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day”...
08:05 | 26/07/2026