Mbi 1,000 raste të dyshuara në Kongo, pesë pacientë shërohen nga Ebola

1 Qershor 2026 | 12:25

Autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kongos po festojnë pasi pesë pacientë, të cilët kishin Ebola dhe tani janë shëruar, u lejuan të largohen nga spitali, shkruan BBC.

Dyshohet se shpërthimi aktual ka vrarë pothuajse 250 persona. Por të infektuarit mund të shërohen dhe zyrtarët theksojnë se njerëzit duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse besojnë se e kanë marrë virusin.

Të dielën, pati një ceremoni për një grup prej katër infermierësh që u liruan nga një spital në Bunia, kryeqyteti provincial i Iturit, epiqendra e shpërthimit.

I mbijetuari i parë, një punonjës laboratori, që u shërua doli nga spitali javën e kaluar.

Punonjësit e shëndetësisë janë në vijën e parë në betejën kundër përhapjes së virusit dhe shpesh janë më të rrezikuarit.

Në një deklaratë të përbashkët me qeverinë kongoleze të dielën, ai tha se komunitetet lokale janë “në zemër të zgjidhjes” dhe se “suksesi” në përgjigjen e tyre varet nga besimi dhe angazhimi i tyre.

“Sfidat e vazhdueshme përfshijnë zbulimin e hershëm dhe izolimin e rasteve, gjurmimin e kontakteve, varrimet e sigurta dhe dinjitoze, parandalimin dhe kontrollin e fuqishëm të infeksioneve në institucionet shëndetësore dhe ndërgjegjësimin e fortë të komunitetit. Qeveria dhe OBSH-ja u bëjnë thirrje të gjitha komuniteteve të vazhdojnë të miratojnë sjellje mbrojtëse, duke përfshirë higjienën e rregullt të duarve, kërkimin e kujdesit të hershëm në institucionet shëndetësore dhe ndarjen e informacionit të saktë”, thuhet në deklaratë.

Tani ka më shumë se 1,000 raste të dyshuara të Ebolës në RD të Kongos dhe të paktën 246 vdekje. Uganda fqinje ka raportuar nëntë raste të konfirmuara dhe një vdekje.

Por në disa zona të prekura, ekziston një ndjenjë normaliteti. Në Bunia, shkollat ​​dhe tregjet janë të hapura ndërsa njerëzit vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme.

Shpërthimi aktual, i 17-ti në historinë e DR Cngo, është shkaktuar nga specia Bundibugyo e Ebolës, e cila nuk ka vaksina të miratuara, megjithëse disa prej tyre po punohen tani.

Ndërsa rastet janë të përqendruara në provincat Ituri, Kivu Veriore dhe Jugore të RD të Kongos, dhe disa në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, njerëzit janë testuar edhe jashtë Afrikës.

Zyrtarët e shëndetësisë në Brazil thanë të shtunën se po hetonin dy raste të dyshuara të Ebolës në shtetin e São Paulos .

Ndërkohë, në qytetin kenian të Nanyukit kanë shpërthyer protesta kundër planeve të SHBA-së për të ndërtuar një strukturë karantine për Ebolën për qytetarët amerikanë në një bazë ajrore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026