Vullkani Kilauea në Hawaii shpërthen përsëri, pamje spektakolare të llavës (VIDEO)

1 Qershor 2026 | 12:54

Aktivitet i ri vullkanik po regjistrohet në Hawaii, ndërsa vullkani Kilauea ka shpërthyer përsëri, sipas vëzhgimeve nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ( USGS ).

Shkencëtarët po monitorojnë nga afër zhvillimin e fenomenit dhe vlerësojnë se burimet e llavës do të jenë veçanërisht intensive rreth 1 qershorit, ndërsa shpërthimi vazhdon të zhvillohet.

Imazhet e drejtpërdrejta nga zona tregojnë aktivitetin e vazhdueshëm vullkanike, me llavë që shpërthen nga vullkani, duke krijuar një pamje spektakolare. USGS po transmeton shpërthimin në kohë reale nëpërmjet një transmetimi të posaçëm në internet, duke i lejuar publikut të ndjekë zhvillimet minutë pas minute.

Kilauea është një nga vullkanet më aktivë në planet dhe ndodhet në Ishullin e Madh të Havait. Shpërthimet e tij monitorohen sistematikisht nga shkencëtarët, pasi ato ofrojnë të dhëna të vlefshme për studimin e aktivitetit vullkanik.

Deri më tani, nuk është raportuar asnjë informacion shtesë mbi efektet e shpërthimit të ri, ndërsa autoritetet kompetente vazhdojnë të monitorojnë fenomenin dhe të përditësojnë vazhdimisht mbi rrjedhën e aktivitetit të vullkanit.

USGS vazhdon të transmetojë imazhe të drejtpërdrejta nga vendi, duke regjistruar rrjedhat mbresëlënëse të llavës dhe shatërvanët e zjarrit të formuar gjatë shpërthimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026