“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

1 Qershor 2026 | 17:52

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”.

Pjesë e këtij edicioni që nis pasditen e kësaj të hëne dhe do të zgjasë deri më 5 qershor janë 40 filma nga 25 vende.

“Ky festival tenton të kontribuojë në një vend ku nuk kemi rrjet kinemash, por edhe për faktin se qëllimi është kthimi i spektatorit në kinema, dhe jo vetëm prezantimi i filmave. Kinemaja të bën të mendosh, të emocionon”, tha Edmond Topi.

Në garë për Çmimet DEA, janë 7 filma në Seksionin e Filmit me Metrazh të Gjatë ose konkurrimin kryesor, 15 në Seksionin e Filmit të Shkurtër dhe 18 në Seksionin e Filmit Studentor.

“Jemi me autorë që fokusohen te temat universale, por edhe te sfidat që njerëzimi ka kaluar dhe po vazhdon të kalojë. Kemi një shpërndarje të madhe gjeografike, nga Kina në Kirgistan, Europë, SHBA”, theksoi Mirela Oktrova.

Ajo që vihet re në programin e këtij edicioni është mungesa e produksionit shqiptar, e për këtë Topi ka një përgjigje:

 “Nuk besoj se vlen t’i lutesh një producenti apo një regjisori për ta sjellë filmin në festival. Të gjithë duan të dalin jashtë shtetit. Më vjen keq ta them, por nuk kemi prurje të filmit shqiptar”, shtoi Topi.

Megjithatë, në festival futet programi për studentët, që do të kenë mundësinë të punojnë në terren, të realizojnë intervista dhe skena filmike në hapësira të ndryshme të Tiranës.

“Do të kemi dy shkolla që kanë rënë dakord me ne të xhirojnë filma këto katër ditë. Të gjithë studentët, nëse duan, mund të ndjekin takimet me regjisorët dhe producentët që do të vijnë këtu”, tha ai.

Edicioni XIII i DEA OPEN AIR synon jo vetëm prezantimin e filmave në konkurrim, por edhe krijimin e një hapësire ndërkombëtare komunikimi mes kineastëve, studentëve, kritikëve, studiuesve dhe publikut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të protestës qytetare që vijon prej 28 ditësh në...
13:18 | 27/06/2026

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas...
09:44 | 27/06/2026