Hezbollahu paralajmëron se nuk do të ndalojë sulmet në Izraelin verior

1 Qershor 2026 | 19:35

Hezbollahu nuk do të ndalojë bombardimet në veri të Izraelit, paralajmëroi të dielën një burim pranë grupit pro-iranian, duke iu përgjigjur kërcënimeve të Izraelit për të goditur periferitë jugore të Bejrutit nëse ky grup nuk i ndal sulmet e tij. 

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha më parë se nuk do të ketë qetësi në Bejrut dhe periferitë e tij nëse sulmet e Hezbollahut nuk ndalen. 

Një zyrtar amerikan tha gjithashtu të dielën se SHBA-të kishin propozuar një plan sipas të cilit Hezbollahu do të ndalonte të gjitha sulmet ndaj Izraelit dhe në këmbim Izraeli do të shmangte çdo përshkallëzim në Bejrut. 

“Hezbollahu nuk do të angazhohet për të ndaluar bombardimet e veriut të Izraelit”, tha burimi për AFP-në në kushte anonimiteti.

“Të ndalojë sulmet që dëmtojnë Izraelin ndërsa bombardon Libanin?” pyeti ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026