Mette Frederiksen siguron mandatin e tretë si kryeministre e Danimarkës
Udhëheqësja socialdemokrate e Danimarkës, Mette Frederiksen, tha të hënën se ka rënë dakord të formojë një qeveri koalicioni të qendrës së majtë, duke ruajtur kontrollin e saj në pushtet mes një krize në lidhjet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, mbi të ardhmen e Groenlandës.
Marrëveshja për të formuar një kabinet minoritar i jep Frederiksen një mandat të tretë radhazi si kryeministre, duke i dhënë fund muajve të pasigurisë pas zgjedhjeve të marsit në të cilat 12 parti fituan vende në parlamentin danez.
“Kam qenë për të takuar Madhërinë e Tij, Mbretin, dhe kam njoftuar se një qeveri mund të formohet pas negociatave të gjata”, u tha Frederiksen gazetarëve.
Koalicioni i saj qendror humbi shumicën në votimin e 24 marsit, ndërsa danezët u revoltuan për krizën e kostos së jetesës, megjithëse Partia Social Demokrate mbeti grupi më i madh në parlament me 38 nga 179 vende, nga 50 që kishte.
Pas më shumë se dy muajsh negociatash , ku Social Demokratët dhe Liberalët e krahut të djathtë kërkuan secili të drejtonin një qeveri të re, ishte 48-vjeçarja Frederiksen ajo që siguroi mbështetjen e nevojshme nga partitë në parlament.
“Është një platformë qeveritare për njerëzit që janë në Danimarkë dhe për brezat që do të vijnë, si dhe për kafshët”, tha ajo.
Mirëqenia e kafshëve ishte një nga temat kryesore të debatuara gjatë fushatës zgjedhore.
Prioritetet e përgjithshme të qeverisë do të prezantohen të martën, ndërsa ministrat do të emërohen të mërkurën, tha Frederiksen.
Lista e detyrave të menjëhershme të qeverisë përfshin bisedime diplomatike mbi Groenlandën, të cilën Trump ka kërcënuar ta aneksojë, dhe një forcim të shpejtë të ushtrisë daneze, ndërsa siguria në Evropë përkeqësohet për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Përveç Social Demokratëve, qeveria e re do të përbëhet nga Social Liberalët, të Gjelbrit e Majtë dhe të Moderuarit e qendrës, duke u mbështetur kryesisht në Aleancën e Kuqe-Të Gjelbër të ekstremit të majtë për një shumicë parlamentare, megjithëse mund të kërkojë mbështetje edhe nga partitë e tjera me vota individuale.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës