Everesti përballet me ndotje të rëndë nga mbeturinat, pamjet nga kampi bazë bëhen virale (VIDEO)

2 Qershor 2026 | 09:56

Mali Everesti mund të lërë këdo të mahnitur. I njohur si ‘Sagarmatha’ ose ‘Balli në qiell’ në Nepal, është mali më i lartë mbi nivelin e detit në botë.

Shtatë dekada më parë, Tenzing Norgay dhe Edmund Hillary bënë histori duke u ngjitur në majë më 29 maj 1953. Në vitet që kur dyshja u ngjit për herë të parë në malin Everest, rajoni ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

Sot, qindra alpinistë arrijnë ngjitjen çdo vit për shkak të përparimeve në teknologji dhe infrastrukturë. Por, mrekullia natyrore është në titujt kryesorë të lajmeve për arsye të tjera këto ditë. Që kur Mali Everesti pushtoi imagjinatën e botës, mijëra turistë janë dyndur në mal. Rezultati është se po e lë gjurmën e vet.

Sot, Mali Everesti është i mbipopulluar me radhë të gjata alpinistësh që presin të arrijnë majën. Maja është mbushur aq shumë me mbeturina saqë quhet famëkeq “depoja e mbeturinave më e lartë në botë”. Gjendja e Everestit sot.

Burokratja indiane Supriya Sahu ka ndarë një video mbi gjendjen e majës më të lartë në botë. ”Kur qeniet njerëzore nuk e kursejnë as malin Everest nga hedhja e mbeturinave dhe ndotja plastike. Vërtet zemërthyes”, shkroi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026