Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur në 2.33 milionë banorë më 1 janar 2026, duke humbur mbi 28 mijë banorë vetëm gjatë një viti. Ndërsa lindjet vijojnë të jenë më të larta se vdekjet, emigracioni po vazhdon të zbrazë vendin me ritme që nuk arrijnë të kompensohen nga shtesa natyrore.
Sipas të dhënave zyrtare, popullsia e Shqipërisë ra me 1.16% gjatë vitit 2025, ku u regjistruan 22,541 lindje dhe 21,394 vdekje, çka solli një shtesë natyrore prej vetëm 1,147 personash.
Megjithatë, ky bilanc pozitiv është “gëlltitur” plotësisht nga emigracioni. Migracioni neto rezultoi negativ me 28,531 persona, që do të thotë se kaq më shumë njerëz u larguan nga Shqipëria sesa u kthyen apo u vendosën në vend. Praktikisht, për çdo shqiptar që i shtohet popullsisë nga lindjet, afro 25 të tjerë humben nga emigracioni.
Një analizë e të dhënave sipas grupmoshave tregon se rënia e popullsisë prek pothuajse të gjithë brezin e ri, duke nisur nga foshnjat deri tek grupmosha 30-34 vjec, duke pasqyrua ndikimin e emigracionit dhe lëvizjen e të rinjve drejt vendeve të tjera në kërkim të mundësive më të mira të jetesës dhe punësimit.
Ndryshe paraqitet panorama te grupmoshat e mëdha. Numri i personave 65-69 vjeç u rrit me 2.5%, ndërsa grupmosha 70-74 vjeç me 6%.
Ndërkohë, me këta tregues, mosha mesatare e popullsisë është rritur nga 44.3 në 45 vjeç.
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare