Pesë të vrarë dhe mbi 40 të plagosur në sulmet izraelite më të fundit në Libanin jugor

3 Qershor 2026 | 10:41

Të paktën pesë persona u vranë dhe 48 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite në tre lokalitete në Libanin jugor të martën, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve Libaneze dhe Ministria e Shëndetësisë së vendit.

Nga sulmet Në Tebnine, u godit afërsia e një spitali, duke lënë të plagosur të paktën gjashtë mjekë.

Më 17 prill në mesnatë, në Liban hyri në fuqi një armëpushim 10-ditor me Izraelin, pas një marrëveshjeje të arritur midis Presidentit libanez Joseph Aoun dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu me ndërmjetësimin e udhëheqësit amerikan Donald Trump. Më 15 maj, Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tommy Pigott njoftoi se Izraeli dhe Libani kishin rënë dakord të zgjasnin armëpushimin me 45 ditë dhe të nisnin negociata për çështjet e sigurisë. Që nga fillimi i armëpushimit, mediat libaneze kanë raportuar vazhdimisht shkelje të tij nga pala izraelite.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026