GJKKO jep vendimin për dosjen e trafikut të armëve, dënohen 3 të pandehur

3 Qershor 2026 | 16:56

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për çështjen penale ndaj Adulla Hoxhaj, Admir Tutaj, Rifat Avdiaj dhe Bojken Turtulli, të akuzuar për vepra të lidhura me trafikimin e armëve dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Seanca është zhvilluar me procedurë të gjykimit të shkurtuar.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Rudina Palloj dhe Atalanta Zeqiraj ka shpallur fajtor Adulla Hoxhajn për disa vepra penale, përfshirë “trafikim armësh në tentativë”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

Fillimisht, Hoxhaj u dënua në total me 13 vite burg, por në zbatim të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij përfundimtar u ul në 8 vite e 8 muaj burgim.

Edhe Admir Tutaj dhe Bojken Turtulli u shpallën fajtorë për të njëjtat akuza kryesore dhe u dënuan përfundimisht me nga 8 vite burg secili.

Ndërkohë, Gjykata ka shpallur të pafajshëm të pandehurin Rifat Avdiaj për të gjitha akuzat, për shkak se sipas vendimit “nuk u provua që ai ka kryer veprat penale”.

Po ashtu, ndaj tij është urdhëruar heqja e masës së sigurisë dhe lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për çështje tjetër.

Në vendim parashikohet edhe konfiskimi i një sasie të konsiderueshme armësh, municionesh dhe pajisjesh të sekuestruara gjatë hetimit, përfshirë pistoleta, armë automatike, silenciatorë, dylbi optike, pajisje lazer dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Gjithashtu, disa telefona celularë, laptopë dhe sende personale janë lënë për vijim të hetimeve financiare apo janë kthyer pronarëve përkatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026