Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

3 Qershor 2026 | 22:14

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve për të katërten ditë radhazi kundër ndërtimit në Zvërnec.

Nurellari shprehu entuziazmin për zgjimin e shoqërisë. Ai theksoi se çështja e mbrojtjes së mjedisit ka qenë pikërisht ajo që mbushi kupën dhe i nxori njerëzit në protestë, duke treguar se qytetarët nuk janë të dorëzuar dhe duan ta ndryshojnë realitetin.

“Nuk është vetëm Zvërneci, të merremi vesh. Aty janë tre monumente, janë tre parqe. Është Parku Detar Karaburun-Sazan, është zona e mbrojtur Pishë Poro Nartë, edhe është grykëderdhja e Vjosës e cila është tashmë biosferë e UNESCO-s dhe park kombëtar”, tha ai.

Nga ana tjetër ish-ministri mjedisit dhe planifikimit hapësinor në Maqedoninë e Veriut, Xhelil Bajrami u shpreh se i jep të drejtë kryeministrit Edi Rama se ka faktorë të tjerë të cilët sipas tij kërkojnë të destabilizojnë Shqipërinë.

“Unë me të drejtë i jap jap kryeministri të drejtë ku thotë që janë edhe faktorë të tjerë sepse Shqipëria u sulmua dhe para ca kohësh nga një vend armik i demokracisë. Kështu që ata duan një destabilizim të Shqipërisë në këto momente historike të Shqipërisë, që Shqipëria të bëjë hapa mbrapa”, tha ai.

Gazetari, Bledian Koka theksoi se ishte shqetësuar për faktin se nervi protestues në Shqipëri kishte ngordhur por shtoi se protestat që po zhvillohen po tregojnë tashmë të kundërtën. Ai theksoi se ndërtimi në Zvërnec ishte pika që derdhi gotën e durimit dhe qytetarët u ngritën në protestë.

“Atje janë të gjithë qytetarët pa dallim ngjyre, feje, besimi apo partie, sepse unë dje isha që e pashë edhe vetë nga afër. Aty kishte anëtarë të PD-së, deputetë të PD-së, anëtarë të PS-së, por jo deputetë të PS-së. Më ka qëlluar të ulem shumë këto ditë me socialistë, dhe nuk e them siç përdoret shpesh që “jam ulur me socialistë”, dhe ata thonë që Zvërneci ishte treguesi i pikës që derdhi gotën e durimit. Pra edhe për Rjollin, edhe për Skavicën, edhe për edhe për Manastirin”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026