Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

3 Qershor 2026 | 22:17

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit.

Ndonëse ishte një ndeshje miqësore, përballja e “Air Albania” u shoqërua me tensione mes lojtarëve në fushë, pas golit të shënuar nga kundërshtarët.

Pavarësisht se Shqipëria kishte kontrolluar lojën dhe kishte krijuar më shumë volum në fushë, ishte Izraeli që gjeti golin e epërsisë. Goli erdhi në minutën e 73-të nga Oscar Gloukh, i cili me një diagonale të saktë arriti të mposhtë portierin Sherri.

Mesfushori izraelit drejtohet nga tifozët kuqezi dhe iu bën me shenjë të pushojnë së brohorituri pas golit të tij, gjë që solli acarimin në shkallët e stadiumit dhe nis një përplasje mes lojtarëve në fushë. I pari ishte Hysaj që reagoi. Më pas u përfshinë dhe të tjerët si Arbër Hoxha etj.

Risi në kombëtaren e Maran ishte hedhja në fushë nga minuta e parë e Anis Mehmetit. Po ashtu surprizë ishte rikthimi në qendër të mesfushës e Ylber Ramadanit, ndërsa e nisi nga stoli Juljan Shehu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026

Mehmeti, Broja dhe Hoxha në sulm! Publikohet formacioni i kuqezinjve ndaj Izraelit

Kombëtarja shqiptare e futbollit mbrëmjen e kësaj të mërkurë në orën 20:00 do të zhvillojë miqësoren kundër Izraelit në ‘Air Albania’. Para nisjes së ndeshjes,...
18:43 | 03/06/2026