25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj të magazinave dhe shpërndarjes në mbarë Evropën.
Njoftimi u bë në aktivitetin “Delivering the Future” në Londër. Amazon theksoi se vetëm gjatë vitit 2025 investoi mbi 60 miliardë euro në Evropë, shifra më e lartë vjetore e kompanisë.
Një pjesë e investimit të ri do të shkojë për robotë dhe sisteme automatizimi në qendrat logjistike. Sipas kompanisë, këto teknologji do të kryejnë punët më të rënda fizike, duke u dhënë punonjësve mundësinë të fokusohen në detyra të tjera.
Mes risive të prezantuara është edhe një version i ri i robotit autonom Proteus, i cili do të jetë në gjendje të kuptojë dhe zbatojë udhëzime të dhëna nga punonjësit në gjuhë të zakonshme.
Amazon parashikon që ky program investimesh të krijojë rreth 25 mijë vende të reja pune në Evropë në vitet e ardhshme. Paralelisht, kompania do të investojë 860 milionë euro për trajnimin dhe kualifikimin e punonjësve deri në vitin 2030, në fusha si siguria kibernetike, zhvillimi i softuerëve, logjistika, energjia e rinovueshme dhe mekatronika.
Njoftimi vjen në një periudhë kur Evropa po përpiqet të forcojë pozicionin e saj në garën globale për inteligjencën artificiale dhe robotikën, përballë zhvillimeve të shpejta në Amerikë dhe Kinë.
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)