“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një mesazh nga drejtoresha e përgjithshme e CNN-it në Atlanta, për organizimin e protestave në Tiranë kundër projektit në Zvërnec.
Sipas tij, ky mesazh nënkuptonte se kjo histori ka shkuar përtej kufijve ndërkombëtarë dhe është bërë një debat shumë i madh politik jashtë vendit.
“Për kuriozitetin tuaj dhe të publikut, unë sapo erdha këtu, më erdhi një mesazh nga një mikesha ime gazetare, sot drejtoresha e përgjithshme e CNN-it nga Atlanta, që më çoi një foto të flamingove nga muri i zyrës së vet.
Ajo është gazetare, e njeh shumë mirë Shqipërinë se ka qenë në kohën e Kosovës, edhe më çoi një foto ku kishin vënë ato flamingot te zyra e saj. Pra, në kuptimin që lajmi ka shkuar deri në Atlanta. Fakti që gjithë mediat ndërkombëtare po shkruajnë, por kjo përtej këtij debatit tonë këtu, ka tejkaluar komplet gjithë diskursin tonë dhe tashmë është një debat shumë i madh politik jashtë, i cili sigurisht shfrytëzohet nga shumë elemente të ndryshëm. Për shembull, mediat ndërkombëtare, New York Times kishte një artikull dje. Po, dhe sigurisht mediat amerikane do ta shfrytëzojnë këtë që po ndodh këtu, sepse mos harrojmë që është debati politik në Amerikë, janë zgjedhjet që vijnë në tetor-nëntor e tjerë, e tjerë. Pra, kjo që po ndodh sot në Tiranë i ka kaluar përmasat e Shqipërisë dhe është tashmë një debat ndërkombëtar, nuk është më një debat shqiptar. Ajo që na intereson ne është çfarë do të ndodhi dhe pse ndodhi për ta kuptuar”, u shpreh ai.
Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)
- 10:56 Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 10:10 “Enkelana Marathon”, Pogradeci kthehet në arenën e atletikës ndërkombëtare me pjesëmarrës nga 40 vende të botës
- 09:56 Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord