Rama me banorët e Zvërnecit: Pronarët privatë merren vesh privatisht. Nuk e vendos as qeveria e as protestuesit

5 Qershor 2026 | 18:02

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorët e Zvërnecit ka deklaruar se ndërtimi në këtë zonë ka ardhur pas një marrëveshje mes investitorëve dhe privatëve. Ai theksoi se pronarët privatë merren vesh privatisht me investitorët dhe vendosin ata. Rama shtoi se për pronë private nuk vendos as qeveria e as protestuesit.

“Unë nuk kam takuar kurrë asnjë nga pronarët që përfliten. Asnjë. Nuk kam idenë fare për çfarë marrëveshje kanë bërë investitorët dhe privatët. Kur është folur për Sazanin dhe Zvërnecin kam thënë që në atë kohë se Sazani është është e qeverisë sesi do të shkojë marrëveshja ndërsa përballës Sazanit është private.

Pronarët privatë merren vesh privatisht. Nuk e vendosin as qeveritë e as protestuesit. Pjesa tjetër është siç ka vijuar. Agjencia që merret me mastër planet kërkon hipotekën ke apo ske, që ke apo s’ke marrëveshje me pronarët me hipoteke.

Dhe veprimtaria e agjencisë është e bazuar te se cfarë është paraqitur dhe verifikuar në hiptokë. Kjo është pjesa ka të bëjë më atë që shtrove dhe me sjelljen e shtetit. Sa kohë është tokë e blerë nga invesitorët eshtë e investitorëve”, tha ai ndër të tjera.

Lidhur me çështjen e pronave, Rama tha se për këtë e merr vendimin gjykata. Ai tha se sa kohë ajo tokë është blerë nga investitorët, ligjërisht për shtetin i takon investitorëve.

“Gjykata i ka të gjitha shanset për një hetim mjaft të qetë pozitiv për këdo qoftë që mund ta fitojë me gjykatë çështjen, sepse hetimi nuk bëhet për kompaninë, për investimin, për projektin, por hetimi është në proces për një individ, për një subjekt, që ka shitur pronën dhe për këtë arsye, pasi ka marrë të gjitha të dhënat nga Agjencia e Kontrollit të Pastrimit të Parave, SPAK ka lëshuar transaksionin, por e ka çuar në konton përkatëse në noter dhe te kontoja e noterit rri e bllokuar, derisa të sqarohet pozicioni i individit me fjalë me drejtësinë. Nëse do të merrni nga gjykata letrën që jeni pronarë legjitimë, atëherë do të keni akses në atë fond dhe do të merrni paratë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin

Edhe këtë të premte qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për protestën kundër projektit në Zvërnec. Me flamuj dhe pankarta në duar, ata...
18:26 | 05/06/2026

Rama-protestuesve: Nuk kam frikë të përballem me asnjëri, nuk kërkova negociata se s’kam çfarë të negocioj

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe lidhur me refuzimin e protestuesve për t’u ulur për të folur lidhur ndërtimin në Zvërnec. Rama theksoi se kur...
18:25 | 05/06/2026

Takimi me banorët e Zvërnecit, Rama mbërrin në pallatin e kulturës “Labëria”

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në pallatin e kulturës “Labëria”. Ai është pritur nga kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini dhe drejtuesi politik...
17:53 | 05/06/2026