Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen
Trupi që u gjet të enjten në një depo në Francë, i përket Lianës 11-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej ditësh. Trupi i fëmijës është identifikuar zyrtarisht, njoftoi prokurori i Agen-it, Olivier Naboulet.
Trupi kishte veshur rroba të ngjashme me ato të Lianës 11-vjeçare në kohën e zhdukjes së saj. Kjo u zbulua nga prokurori i Agen, Olivier Naboulet, duke shtuar se një autopsi do të kryhet në orët në vijim me qëllim që të nxirren përfundimet mjeko-ligjore në lidhje me shkaqet e vdekjes.
Rasti i nxënëses 11-vjeçare të klasës së gjashtë, e cila u zhduk të premten e kaluar pasdite në qytetin e vogël të Flerance në Francën jugperëndimore, pasi kishte lënë shkollën, ka tronditur vendin.
Në qendër të hetimeve është 41-vjeçari Jerome Barella, i cili tashmë është lënë në paraburgim dhe përballet me akuza për rrëmbimin e të miturës Liana.
Sipas zbulimeve që po dalin në dritë, vitet e fundit ka pasur të paktën tre padi kundër tij për sulme seksuale dhe përdhunime të të miturve të moshës 7 deri në 10 vjeç.
Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
Presidenti i Libanit akuzon Iranin: Po na përdor si mjet tregtie me SHBA-në
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik