Rama për protestën në Zvërnec: Revolucionarët të mos ua zhvirgjërojnë plazhin flamingove me makina dhe mbeturina

7 Qershor 2026 | 08:19

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të dielë përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me protestën e zhvilluar në zonën e Zvërnecit.

Kreu i qeverisë u është drejtuar atyre që i quan “revolucionarë”, duke u kërkuar që të mos futen me makina në zonën e plazhit dhe të mos lënë mbeturina. Ai u bëri thirrje vizitorëve që t’i lënë automjetet pranë rrugës dhe të ecin deri në bregdet, duke shmangur dëmtimin e zonës.

“Dhe me një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre – se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10 vjeçar të gjuetisë – po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës, ju uroj të gjithëve një të diel të qetë”, ka shkruar ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, sot kemi zgjeruar zonat e mbrojtura

Kryeministri Edi Rama ka folur në podkastin e tij “Flasim”, ku është ndalur sërish te çështja e investimit në Zvërnec dhe protestat kundër këtij projekti....
09:52 | 07/06/2026

Iu gjet armë zjarri dhe sasi kokaine, dyshohet se e shiste në lokalin e tij! Në pranga 37-vjeçari në Sarandë

Është vënë në pranga këtë të diel një 37-vjeçar, pasi mbante armë zjarri pistoletë dhe dyshohet se shiste lëndë narkotike, kokainë, në lokalin e tij....
09:19 | 07/06/2026

Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë

Gjatë debatit në emisionin “Review” me Greta Topjana, aktori i njohur Mehdi Malkaj deklaroi se do të vazhdojë të marrë pjesë në çdo protestë kundër...
22:09 | 06/06/2026