Zjarr i madh në një port peshkimi në Ekuador, shkatërrohen dhjetëra anije

7 Qershor 2026 | 15:13

Një zjarr i madh ka përfshirë portin e peshkimit të Mantës në provincën Manabí në Ekuador, duke shkatërruar dhjetëra anije dhe duke shkaktuar panik në një nga qendrat më të rëndësishme të industrisë së peshkimit në Paqësor.

Sipas autoriteteve, flakët shpërthyen në zonën portuale dhe u përhapën me shpejtësi në anijet e ankoruara, të cilat në pjesën më të madhe ishin të ndërtuara me materiale të ndezshme si fibra qelqi. Deri tani raportohet se të paktën 35 anije peshkimi janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha dhe re të dendura tymi që mbulojnë të gjithë zonën e portit, ndërsa në disa momente janë raportuar edhe shpërthime zinxhir nga mjetet lundruese.

Nga incidenti janë plagosur disa persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalet lokale. Sipas autoriteteve, disa prej tyre kanë pësuar djegie, por ende nuk ka detaje të plota për gjendjen e tyre shëndetësore.

Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës kanë punuar për orë të tëra për të vendosur flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në pjesën tjetër të portit dhe infrastrukturës përreth.

Shkaku i zjarrit mbetet ende nën hetim, ndërsa sipas dëshmive të para, flakët mund të kenë nisur gjatë punimeve të saldimit në një nga anijet e ankoruara, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Autoritetet ekuadoriane kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar rrethanat e incidentit dhe për të vlerësuar dëmet, të cilat pritet të jenë të konsiderueshme për ekonominë lokale dhe industrinë e peshkimit në zonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hegseth kritikon Evropën për emigracionin: Kur do t’i jepni fund këtij “pushtimi”?

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka kritikuar politikat evropiane të emigracionit gjatë një fjalimi të mbajtur në Normandi, me rastin e 82-vjetorit të zbarkimit...
17:22 | 07/06/2026

Kamionët zebër, pse Rusia po përdor kamuflazh në Ukrainë?

Automjetet e ushtrisë ruse po lyhen vija-vija, me ngjyra të ndezura, për të çorientuar sistemet e dronëve me inteligjencë artificiale të Ukrainës, thonë ekspertët. Tani,...
16:42 | 07/06/2026

Trump: Do të heqim sanksionet iraniane vetëm pas një marrëveshjeje. Synimi, për të shkatërruar uraniumin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zbuluar së fundmi në një intervistë kushtet për t’i dhënë fund luftës me Iranin. Trump tha se do t’i heqë sanksionet...
16:05 | 07/06/2026