Bastisje në veri të Kosovës pas kanosjes së ministrit Sveçla, policia sekuestron 4 armë

7 Qershor 2026 | 17:14

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në veri të vendit, pas një rasti kanosjeje të raportuar disa ditë më parë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas njoftimit zyrtar, pas informacioneve të siguruara dhe veprimeve hetimore, janë kryer bastisje në dy lokacione në territorin e komunës së Zubin Potok.

Policia bën me dije se kanosja dyshohet të jetë kryer nga një shtetas kosovar i nacionalitetit serb. Gjatë kontrolleve në dy lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar katër armë të gjata të llojeve të ndryshme.

Në njërin lokacion janë gjetur tri armë, ndërsa në lokacionin tjetër një armë. Sipas autoriteteve, dy prej armëve posedoheshin me leje, ndërsa dy të tjera pa leje.

Personi i dyshuar për kanosjen ndaj ministrit Sveçla dyshohet se ndodhet jashtë Kosovës.

Armët janë sekuestruar nga njësitë përkatëse policore, ndërsa hetimet vijojnë në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe,...
19:30 | 25/07/2026