Irani: Nuk do të tërhiqemi derisa agresori të ndëshkohet

8 Qershor 2026 | 12:44

Ministri iranian i Mbrojtjes, Majid Ebn-e-Reza, deklaroi se Iran nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e interesave dhe sigurisë së saj kombëtare, për sa kohë që, sipas tij, “agresori nuk është ndëshkuar”.

Në një deklaratë të cituar nga ISNA, ministri theksoi se të gjitha kapacitetet mbrojtëse dhe mbështetëse të vendit janë vënë në dispozicion të forcave të armatosura.

“Derisa agresori të ndëshkohet, ne nuk do të tërhiqemi për asnjë moment nga rruga e mbrojtjes së interesave dhe sigurisë së vendit. Të gjitha aftësitë mbrojtëse dhe mbështetëse janë në shërbim të forcave të armatosura”, u shpreh ai.

Sipas ministrit, forcat e armatosura të Republikës Islamike po veprojnë me “autoritet të plotë” për mbrojtjen e vendit dhe gëzojnë mbështetjen e plotë të ministrisë që ai drejton.

Duke iu referuar Izrael, Ebn-e-Reza deklaroi se “regjimi sionist” është më afër se kurrë më parë “rënies dhe kolapsit”, ndërsa shtoi se vazhdimësia e veprimeve të tij ka forcuar vendosmërinë e vendeve dhe popujve të rajonit për t’iu kundërvënë.

Deklaratat vijnë në një periudhë tensionesh të larta mes Iranit dhe Izraelit, mes shkëmbimit të sulmeve dhe përshkallëzimit të situatës së sigurisë në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratatat e Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit në Zvërnec, reagon zyrtarisht Irani

Irani ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi Teheranin për përfshirje në një fushatë dezinformimi lidhur me debatin për projektin në...
13:46 | 08/06/2026

Incidenti me dron në Orhei, reagon Ministria e Punëve të Jashtme e Moldavisë

Autoritetet në Kishinau të Moldavisë njoftuan se droni që u rrëzua dhe shpërtheu në distriktin Orhei “ka shumë të ngjarë të jetë me origjinë ukrainase”,...
13:42 | 08/06/2026

Polonia sekuestron 1 ton heroinë me vlerë 60 mln dollarë, tre persona në pranga

Polonia ka sekuestruar të hënën rreth një ton heroinë me vlerë gati 60 milionë dollar. Ky është një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës...
13:38 | 08/06/2026