Vrasja e të riut në Kamëz, gazetarja jep detaje: Ngjarja ndodhi pas një konflikti për një lojë kalçeto
Gazetarja e Euronews Albania, Ledjana Braçja në një lidhje live nga vendi i ngjarjes ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në Kamëz ku mbeti viktimë 27-vjeçari, Ardian Baloshi.
Gazetarja theksoi se autori është shpallur në kërkim dhe policia së bashku me RENEA-n po punon për kapjen e tij. Sipas saj shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt banal për një lojë kalçeto.
“Ardian Baloshi ka mbetur viktimë ndërsa Sadik Llanaj është shpallur në kërkim për këtë ngjarje të rëndë. Detaje që kanë dalë nga kjo ngjarje edhe sipas deklaratës së policisë thuhet se ka qenë një konflikt banal që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë.
Viktima ka shkuar pa shenja jetë në spital dhe nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes janë policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur këqyrjen e vendit të ngjarjes ku ndodhi krimi. Edhe forcat RENEA i janë bashkuar këtij operacion për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet. Ngjarja ka ndodhur për një konflik banal, për një lojë kalçetoje”, tha ajo ndër të tjera.
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Fermeri nga Postriba realizon vargun 110 metra me qepë mbi Urën e Mesit
Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë
- 21:45 “E pa që me të mirë këta nuk marrin vesh”, Mulaj: Trump i tregoi Europës se duhet të mbrojë veten
- 21:31 Vuçiç: Mungesa e konsensusit në BE për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë ishte e pritshme
- 21:30 Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:19 Fermeri nga Postriba realizon vargun 110 metra me qepë mbi Urën e Mesit