Fermeri nga Postriba realizon vargun 110 metra me qepë mbi Urën e Mesit
Kjo e mërkurë ishte një ditë e veçantë për banorët e Postribës. Fermeri Kujtim Plangaj, me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve, realizoi një varg prej 110 metrash me qepë të kultivuara në zonë, të cilin e ekspozoi përgjatë Urës së Mesit. Nisma synon të regjistrohet si një sfidë për Rekordin Botëror Guinness.
“Ndjehem shumë i lumtur kur po shoh dhe këtë masivitet njerëzish që po më përkrahin. Në rradhë të parë falenderoj Zotin që premtimin që bana para 3 vitesh e mbajta dhe e bana realitet. As nuk më dhimbet mundi hiç. Unë e përfundOva me fondet e mia. Jam shumë I lumtur, Ia dedikoj Postribës time të dashur”, tha Kujtim Plangaj, fermer nga Postriba.
Për Kujtim Plangajn, rekordi nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një mënyrë për të promovuar Postribën, turizmin dhe qepën autoktone të zonës, e njohur prej brezash për cilësinë dhe shijen e saj.
“Asht e rëndësishme sepse asht qepë 300 vjeçare. Asht qepë autoktone, asht qepë number one në botë për shije. Këtë iniciative e kora për qepën e Drishtit, për respekt të zonës tonë që jena zonë punëtore. Asht një gja që peshon shumë në fakt. Afërsisht një javë, 5 ditë, me 4-5 punëtorë në ditë, por ja vlejti ky mund, ja vlejti”, shtoi Plangaj.
Nisma tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët u ndalën pranë Urës së Mesit për të parë nga afër vargun gjigant të qepëve, duke e vlerësuar si një mënyrë origjinale për promovimin e traditës dhe turizmit.
“Shumë e bukur, fantastike, urime. Vizituam këtë dhe pamja ishte spektakolare”, shprehen ata.
Përmes kësaj nisme, banorët synojnë të promovojnë vlerat bujqësore, traditën dhe potencialin turistik të Postribës. Ata shpresojnë që vargu 110 metra i gjatë me qepë të bëhet një tjetër arsye që vizitorët të ndalen dhe të njohin nga afër zonën dhe produktin e saj karakteristik.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA-të nisin sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë