Vrasja në Kamëz, policia jep detaje: Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta. Nuk ka të lënduar të tjerë

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
8 Qershor 2026 | 13:15

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në Kamëz ku mbeti viktimë 27-vjeçari Ardian Baloshi. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 11:25, ku i riu u paraqit në spital pa shenja jete.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në rrugën “Dervish Luzha”. Autori ka qëlluar me armë të riun i cili fatkeqësisht nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra.

Policia po punon për kapjen e 39-vjeçarit, Sadik Llanaj. Autoritetet gjithashtu kanë sqaruar se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar të tjerë.

“Tiranë. Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B., rreth 27 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.

Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju informojmë në vijim për çdo gjë që  lidhet me këtë ngjarje”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e të riut në Kamëz, gazetarja jep detaje: Ngjarja ndodhi pas një konflikti për një lojë kalçeto

Gazetarja e Euronews Albania, Ledjana Braçja në një lidhje live nga vendi i ngjarjes ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e regjistruar këtë...
13:52 | 08/06/2026

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zbutje mase, ish-ministri mbetet në burg

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të hënë në Apelin e Posaçëm të Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ka kërkuar...
13:04 | 08/06/2026

Vrasja në Kamëz, i riu u paraqit pa shenja jete në spital. Identifikohen viktima dhe autori (EMRAT)

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në Kamëz. Mësohet se viktimë ka mbetur 27-vjeçari, Ardian Baloshi. Baloshi u...
12:47 | 08/06/2026