Polonia sekuestron 1 ton heroinë me vlerë 60 mln dollarë, tre persona në pranga

8 Qershor 2026 | 13:38

Polonia ka sekuestruar të hënën rreth një ton heroinë me vlerë gati 60 milionë dollar. Ky është një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës në vend në vitet e fundit.

Policia njoftoi se droga u gjet në kontejnerë që ishin nisur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mbërritën në portin baltik të Gdynias.

Policia tha se mori informacion në lidhje me dërgesën nga autoritetet tatimore të Britanisë.

“Nuk kam nevojë t’ju ​​them se çfarë do të ndodhte nëse një sasi e tillë e kësaj droge të tmerrshme do të hynte në tregun polak”, tha Ministri i Brendshëm Marcin Kierwinski në një konferencë për shtyp.

Droga ishte fshehur në një ngarkesë me tulla dekorative dhe u zbulua duke përdorur pajisje me rreze X. Tre polakë janë ndaluar në lidhje me rastin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja vendos sanksione ndaj Iranit për kufizimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit

Bashkimi Evropian njoftoi sot se ka vendosur sanksione ndaj dy qytetarëve iranianë dhe një prej njësive të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) për rrezikimin e lirisë...
15:21 | 08/06/2026

Deklaratatat e Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit në Zvërnec, reagon zyrtarisht Irani

Irani ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi Teheranin për përfshirje në një fushatë dezinformimi lidhur me debatin për projektin në...
15:12 | 08/06/2026

Irani “i jep fund” sulmeve ndaj Izraelit, paralajmëron përgjigje “shkatërruese” nëse vazhdojnë sulmet në Liban

Irani njoftoi të hënën se do t’i japë fund sulmeve ndaj Izraelit, duke paralajmëruar për një përgjigje “shkatërruese” nëse sulmet izraelite kundër Libanit do të...
14:23 | 08/06/2026