BE-ja vendos sanksione ndaj Iranit për kufizimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit
Bashkimi Evropian njoftoi sot se ka vendosur sanksione ndaj dy qytetarëve iranianë dhe një prej njësive të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) për rrezikimin e lirisë së trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit, tha shefja e diplomacisë evropiane, Kaya Callas, në një konferencë për shtyp në Qipro.
“Veprimet e Iranit janë të papranueshme. Në përgjigje, shtetet anëtare kanë miratuar sanksione kundër subjekteve dhe individëve iranianë të përfshirë në pengimin e tranzitit përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo është hera e parë që BE-ja po zbaton regjimin e ri të lirisë së lundrimit dhe kur të jetë e nevojshme, ne do ta zbatojmë atë përsëri”, tha Callas, raporton Reuters.
Sipas një deklarate me shkrim nga Bashkimi Evropian, u sanksionuan Komanda e Provincës Hormozgan brenda Marinës së IRGC-së, si dhe Zëvendëskomandanti për Çështjet Politike në Marinë Mohamad Akbarzadeh dhe përfaqësuesi i Unionit Iranian të Eksportuesve të Naftës, Gazit dhe Petrokimikateve Hamid Hosseini.
Irani e mbylli Ngushticën e Hormuzit pas fillimit të sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt.
Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e Damaskut
Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme trondit tregjet globale, rritet ndjeshëm çmimi i naftës
Sulmet izraelite në Iran, plagosen 15 persona
- 16:59 Inflacioni në Shqipëri drejt rritjes, INSTAT publikon shifrat e majit
- 16:58 Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e Damaskut
- 16:51 Braktisja e fshatrave, plagë sociale, fshati Llëngë në Pogradec pa rrugë e pa shërbime
- 16:51 Vapa rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, mjekët apelojnë për kujdes: Shmangni ekspozimin në diell
- 16:39 Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme trondit tregjet globale, rritet ndjeshëm çmimi i naftës
- 16:28 Kosovë, pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e ulëta në histori