Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën edhe këtë të hënë në sheshin “Skënderbej”, nga ku marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë, në ditën e 9-të të protestës për çështjen e zonave të mbrojtura.
Me pankarta në duar ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama duke thirrur njëzëri “Shqipëria është e shqiptarëve”. Protestuesi i bënë thirrje diasporës të bashkohet në Tiranë në këtë protestë e cila tashmë ka marrë jehonë ndërkombëtare
Ndërkohë një numër qytetarësh janë mbledhur edhe në Shkodër, konkretisht poshtë Kalasë Rozafa duke protestuar për të njëjtën kauzë.
Mjaft forca policie gjithashtu janë prezente, për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit.
Edhe Durrësi i rikthehet protestave pas dy ditëve ndërprerje nga zhvillimit i tyre në qytet, teksa është paralajmëruar për rritje të numrit të protestuesve. Me pankarta në duar dhe duke mbajtur fjalime, Durrësi ka mbledhur të moshuar, të rinj e fëmijë.
Për të katërtën ditë radhazi po zhvillohet protesta edhe në Korçë ku qytetarët janë mbledhur tek Katedralja Ngjallja e Krishtit, me flamuj dhe thirrje të vazhueshme.

Qytetarë të Vlorës, po protestojnë në mënyrë paqësore kundër projektit të Zvërnecit. Me emërtime të fshatrave të Vlorës, flamurin Kuq e Zi si simbol kombëtar, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit. Thirrjet i janë drejtuar qeverisë shqiptare.
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje
Rama i përgjigjet Iranit për protestat në Shqipëri: Nuk do na frikësoni dhe nuk do kërkojmë falje
“Opozita jemi ne” – Redi Muçit i kërkohet të largohet nga protesta (VIDEO)
- 20:29 Peshkaqeni i bardhë i madh shihet për herë të parë në Detin Mesdhe
- 20:21 Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje
- 20:09 Rama i përgjigjet Iranit për protestat në Shqipëri: Nuk do na frikësoni dhe nuk do kërkojmë falje
- 19:58 Rama për Reuters: Projekti në Zvërnec do të vijojë pavarësisht protestave
- 19:57 Forcat amerikane bombardojnë një tanker në Gjirin e Omanit
- 19:47 “Opozita jemi ne” – Redi Muçit i kërkohet të largohet nga protesta (VIDEO)