Protestuesit thërrasin tubim mbarëkombëtar më 10 qershor në Tiranë
Më 10 qershor pritet të mbahet një protestë mbarëkombëtare kundër ndërhyrjeve në zonat e mbrojtura dhe për mbrojtjen e Zvërnecit.
Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë u mblodhën edhe këtë të hënë në sheshin Skënderbej, prej nga marshuan në bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe u tubuan para Kryeministrisë, në ditën e nëntë të protestës.
Me pankarta në duar, protestuesit kërkuan shfuqizimin e ndryshimeve që, sipas tyre, cenojnë zonat e mbrojtura, si dhe ndalimin e projekteve që prekin ekosistemet natyrore. Nën moton “Atdheu nuk është në shitje”, ata shprehën kundërshtimin ndaj politikave që, sipas organizatorëve, rrezikojnë trashëgiminë natyrore dhe mjedisore të vendit.
Organizatorët kanë njoftuar se protesta e 10 qershorit synon të mbledhë qytetarë nga mbarë vendi për të ngritur zërin në mbrojtje të zonave të mbrojtura dhe të pasurive natyrore të Shqipërisë.
Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje
Rama i përgjigjet Iranit për protestat në Shqipëri: Nuk do na frikësoni dhe nuk do kërkojmë falje
- 21:07 Kryeparlamentari iranian: Negociatat me SHBA-në synojnë fundin e luftës, jo normalizimin e marrëdhënieve
- 20:49 Tërmet 6.1 ballë godet brigjet e Kubës
- 20:45 Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri
- 20:40 Trump: E paralajmërova Netanyahun se Izraeli do të mbetej vetëm nëse përshkallëzohej me Iranin
- 20:29 Peshkaqeni i bardhë i madh shihet për herë të parë në Detin Mesdhe
- 20:21 Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje