Propozimi i analistit për protestat: Efekti domino ka nisur, por qytetarët duhet të kenë platformë politike
Analisti Agon Maliqi ka komentuar në “Now” protestën në Tiranë në ditën e nëntë të zhvillimit të saj, duke e parë atë si një proces që po hyn në një fazë më të konsoliduar të mobilizimit qytetar.
Sipas tij, në fillim të çdo lëvizjeje shoqërore ekziston një hezitim i natyrshëm për të dalë në protestë, por me kalimin e kohës krijohet një “efekt kaskadë” siç e quan analisti ku pjesëmarrja rritet dhe rritet edhe besimi te veprimi kolektiv.
“Në teoritë e mobilizimit ose veprimit kolektiv, është një efekt kaskadë pra, janë ata nismëtarët e parë, ka efekt domino. Në fillim ka një rezistencë ose hezitim nga disa që mund të pajtohen por nuk dalin, sepse mendojnë se kostoja është më e madhe për të dalë sesa për të mos dalë.
Ndërkohë që mendoj që tani ka kaluar në momentin tjetër. Pra, edhe besimi tek protesta rritet. Unë mendoj që një ndryshim tashmë e kanë bërë. Pra, një efekt e kanë prodhuar: një shkundje të sistemit e kanë prodhuar, një parehati te të gjithë aktorët që kanë qenë të përfshirë në konsensusin paraprak e kanë thyer”, tha ai.
Maliqi thekson se protesta tashmë ka prodhuar një efekt politik, duke krijuar parehati dhe te aktorët politikë. Megjithatë, ai nënvizon se për të ruajtur këtë , lëvizja duhet të kalojë në një fazë më të strukturuar politike, me objektiva të qarta, figura përfaqësuese dhe pika bashkuese që forcojnë besimin e qytetarëve.
“Megjithatë, duhet të kthehen në platformë politike. Duhet të kenë objektiva, të caktojnë disa objektiva të arritshme, t’i gjejnë, t’i marrin përsipër disa figura publike me një lloj peshe. Dhe duhet të jenë të arritshme sepse nuk duhet të thyhet ky besimi që është fituar. Pra, duhet të prodhojnë diçka që njerëzit të fitojnë besim në veprimin që kanë ndërmarrë. Duhet t’i gjejnë pikat sepse ka pika që janë përçarëse, por duhet të gjejnë ato që janë më të përbashkëtat.
Se a do të çojë kjo në përmbysje të rëndësishme të sistemit, kjo nuk dihet. Ka modele të ndryshme. Në Hungari kishte rezistencë ndaj Orbanit për një kohë shumë të gjatë, por që mbeti e kufizuar në kryeqytet, në Budapest, dhe përmbysja e vërtetë nuk ndodhi deri te Peter Magyar, i cili ishte njeri brenda sistemit.
Pra, ekziston edhe ky model ku presioni bëhet aq i madh sa njerëz që janë brenda sistemit dalin dhe e shembin atë, por besoj që për një ndryshim më të thellë në Shqipëri do të ishte i nevojshëm ky model, sepse sistemi i patronazhit dhe i kontrollit politik është i konsiderueshëm. Çka nuk do të thotë që kjo protestë nuk e ka efektin e vet dhe që nuk do të prodhojë ndoshta edhe opsione politike të tjera, por që të ketë ndoshta ndryshim rrënjësor në këtë moment, kjo akoma besoj duket shumë ambicioze, tha Agon Maliqi.
Rama për Reuters: Projekti në Zvërnec do të vijojë pavarësisht protestave
Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Rama për protestat: Manipulimet dhe akuzat e pavërteta nuk na ndalin drejt zhvillimit
- 22:29 Vokshi: Protesta nuk shuhet me fillimin e Botërorit, tani duhet t’i drejtohen me kërkesa Parlamentit
- 22:05 Tensione në protestë, gazetari tregon se cilave parti u përkisnin disa nga pjesëmarrësit
- 21:47 Reagimi i Iranit për protestat, Bardhi-Ramës: Vetë i fute në debat
- 21:38 SHBA mes Izraelit dhe Iranit, Trump zbulon detaje nga telefonata me Netanyahun: E paralajmërova se…
- 21:27 Papa Leo në Spanjë, kërkon mbrojtje dhe integrim më të madh për emigrantët
- 21:26 UEFA mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të futbollistit të Elbasanit, Fatjon Bunjaku