“Detektori i gënjeshtrave” dhe i të vërtetave që dhembin, mes një çifti “molotov”- këtë të premte në TK
Më 12 qershor ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar premiera e shfaqjes teatrore “Detektori i gënjeshtrave”, një vepër komiko – satirike, që sjell për publikun një reflektim të mprehtë mbi një nga fenomenet më të përhapura të shoqërisë moderne: gënjeshtrën dhe vetëmashtimin, mes një çifti që përballet furishëm mes dashurisë, pasionit, veseve e pamundësive ekonomike dhe konflikteve, që sjellin të gjitha këto sëbashku, në një bashkëjetesë të gjatë.
Regjisori Valdrin Hasani ka zgjedhur të bashkëpunojë për veprën e autorit rus, Vasilij Sigarev, me aktorët tejet të talentuar, Çubi Metka, Kejdi Gishto dhe Erdit Asllanaj, të cilët do të sjellin në jetë personazhe plot dinamizëm, kontradikta dhe situata komike që do e bëjnë publikun të qeshë, të reflektojë por dhe të përlotet ndërkohë, me dramat e fshehta, që mbart çdo personazh i kësaj vepre.
Përmes këtyre personazheve dhe situatave familjare e intime, vepra nxjerr në pah se si gënjeshtrat e vogla, të padukshme, por të vazhdueshme, shndërrohen në mekanizma mbijetese, por njëkohësisht edhe në burim konfliktesh dhe krizash të forta emocionale.
Në qendër të veprës – vënia në skenë e së cilës u mbështet nga Bashkia Tiranë – qëndron figura e “dedektorit”, i cili pretendon të zbulojë të vërtetën absolute. Por, ndërsa ngjarjet zhvillohen, bëhet e qartë se askush nuk është i përjashtuar nga vetëmashtimi. Detektori shërben si metaforë e autoritetit moral dhe e prirjes njerëzore për të gjykuar të tjerët, duke e kthyer shfaqjen në një pasqyrë kritike të shoqërisë sot.
Përmes humorit dhe satirës, shfaqja nxit dialog publik mbi pyetje thelbësore: A është e vërteta gjithmonë zgjidhja më e mirë? Deri ku mund të na mbrojë një gënjeshtër? Dhe kur ajo shndërrohet në pengesë për marrëdhënie të shëndetshme?
Premiera do të mbahet më 12 qershor në Teatrin Kombëtar, ndërsa shfaqja do të vijojë në të njëjtin teatër më 13 dhe 14 qershor. Më pas, “Detektori i gënjeshtrave” do të ngjitet në skenën e Teatrit Metropol në datat 19, 20 dhe 21 qershor, ndërsa më 22 dhe 24 qershor publiku do të ketë mundësinë ta ndjekë në Teatrin Eksperimental.
Një komedi inteligjente, aktuale dhe thellësisht njerëzore, “Detektori i gënjeshtrave”, premton të jetë më shumë se një shfaqje teatrore: një ftesë për të reflektuar mbi të vërtetat që fshehim nga të tjerët dhe, shpesh, edhe nga vetja.

“Jam Mysliman”, romani i Ben Blushit që ngjalli debat promovohet në Vlorë
Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s
Aktori James Handy vritet me thikë në Los Angeles, arrestohet djali i partneres së tij
- 17:37 Zbulohen 7 mijë bimë narkotike në Velipojë, pezullohen shefi i Komisariatit të Shkodrës, nënkomisari dhe inspektori
- 17:27 Botërori 2026, rriten mashtrimet online ndaj tifozëve, ekspertët: Mijëra faqe të rreme për vjedhje të dhënash
- 17:26 Rama: Ka kërcënime në protestë, njerëzve nuk u lejohet të flasin
- 17:23 Franca dhe Gjermania tërhiqen nga projekti për avionët luftarakë të gjeneratës së re
- 17:11 Arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar i dënuar me 15 vite burg për trafikim qeniesh njerëzore
- 16:51 Rama për ishullin e Sazanit: Nuk po e shesim, është pronë e Shqipërisë