Papunësia rikthehet në rritje në fillim të vitit, bien punësimi dhe aktiviteti ekonomik
Tregu i punës në Shqipëri ka dhënë sinjale ngadalësimi në tremujorin e parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se, krahasuar me fundin e vitit 2025, papunësia ka shënuar rritje, ndërsa punësimi dhe pjesëmarrja në forcat e punës kanë pësuar tkurrje.
Sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës, shkalla e papunësisë për popullsinë mbi 15 vjeç arriti në 8.4% gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke u rritur me 0.1 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025. Edhe pse në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë papunësia mbetet më e ulët, zhvillimet e muajve të fundit tregojnë një kthesë të lehtë në tregun e punës.
Në të njëjtën kohë, shkalla e punësimit zbriti në 58%, me një rënie prej 0.5 pikë përqindje ndaj tremujorit të mëparshëm. Ndërsa pjesëmarrja në forcat e punës u rrit lehtë me 0.3 pikë përqindje, ajo mbetet 0.5 pikë përqindje më e ulët se një vit më parë, duke treguar se tregu i punës po rritet me ritme më të ngadalta se më parë.
Goditjen më të fortë e ka marrë sektori prodhues. Punësimi në industri ka rënë me 5.7% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025, ndërsa në bujqësi tkurrja ka qenë 2.9%. Vetëm sektori i shërbimeve ka vijuar të krijojë vende të reja pune, me një rritje prej 1% në baza tremujore. Në total, punësimi në ekonomi rezulton 1.7% më i ulët se në fund të vitit të kaluar.
Durrësi mbushet me turistë, por përfitimet nga bizneset lokale mbeten të kufizuara
INSTAT: Menaxherët mbeten më të paguarit, mbi 122 mijë lekë në muaj
Administrata Tatimore rihap procesin, prindërit e refuzuar për shpenzimet e arsimit mund të riaplikojnë në DIVA
- 18:16 Begaj në Samitin e SEECP në Sofje: Integrimi evropian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë
- 18:07 Studimi: Blerja e një shtëpie në Spanjë po bëhet gjithnjë e më e paarritshme
- 18:03 Pentagoni zgjeron listën e kompanive kineze të lidhura me ushtrinë, përfshihen Alibaba dhe Baidu
- 18:02 LIVE| Sot dita 11-të e protestës, në Tiranë pritet të vijnë edhe shqiptarë nga jashtë kufijve
- 17:59 Rriten rastet me virozat e stinës, mjekët: Më të prekur fëmijët dhe të sëmurët kronikë
- 17:54 Partitë shqiptare në RMV përplasen për gjuhët, VLEN akuzon BDI-në për serbishten