Operacion në Portin e Durrësit, bllokohet kokainë, diamante dhe pajisje për metale të çmuara

10 Qershor 2026 | 17:36

Strukturat e Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë finalizuar një operacion kontrolli në Portin e Durrësit që ka çuar në bllokimin e një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante, si dhe një pajisjeje elektronike për detektimin e metaleve të çmuara.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa automjete të mbërritura me tragetin e linjës Ankona–Durrës, autoritetet konstatuan një valixhe që përmbante aparaturën detektuese dhe aksesorë të ndryshëm të montueshëm.

Në një tjetër rast, gjatë kontrollit fizik të një shtetasi që udhëtonte me një automjet tjetër të ardhur nga Italia, u gjetën katër paketime transparente me gurë të dyshuar si diamante.

Ndërkohë, në një automjet të tretë, shërbimet doganore zbuluan një sasi të dyshuar lënde narkotike kokainë, e fshehur në një veshje në kabinën e drejtuesit të mjetit.

Të gjitha rastet janë referuar pranë organeve kompetente për vijimin e procedurave hetimore dhe ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, protestuesit marshojnë në bulevard

Me thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë qeveria”, “Rama në burg Berisha në burg” dhe “Rama jep dorëheqjen”, protestuesit u nisën në marshim përgjatë...
18:28 | 10/06/2026

LIVE| Sot dita 11-të e protestës, në Tiranë pritet të vijnë edhe shqiptarë nga jashtë kufijve

Qytetarët po protestojnë edhe këtë të mërkurë, në ditën e 11-të radhazi të tubimeve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ashtu si...
18:02 | 10/06/2026

Aksident në aksin Pogradec–Qafë Pllocë, drejtuesi i mjetit plagoset pas përplasjes me barrierat

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Pogradec–Qafë Pllocë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Zërzvaskë, ku një person ka mbetur...
16:44 | 10/06/2026